Psikologji

Çdokush po kalon në problemet e veta, ndaj mendohu mirë përpara se t’i paragjykosh të tjerët…

Një djalë 24 vjeçar, duke parë jashtë dritares së një treni, filloi të bërtiste: “Ba, shikoji pemët që po ecin prapa nesh”. Babai i tij thjesht buzëqeshi, ndërsa një çift të rinjsh aty pranë, ishin duke u habitur se si një djalë në atë moshë po habitej nga pemët, të cilat realisht nuk lëviznin, por lëvizte treni duke i lënë ato pas. Mirëpo, pak minuta më pas, djali bërtiti sërish: “Ba, shikoji retë. Ato po vrapojnë bashkë me ne”. Kalonin thjesht disa minuta dhe ai habitej me një element tjetër të natyrës.

Çifti pranë, sërish i habitur, i tha të atit të djalit: “A nuk mendon se duhet ta çosh për një vizitë tek një mjek djalin tënd? Duket sikur diçka nuk po shkon siç duhet me të”. I ati i djalit u përgjigj: “Në fakt, sapo jemi kthyer nga një mjek. Shikimi i djalit tim ka qenë i dëmtuar që nga lindja e tij. Sot ai mund të shohë në mënyrë të qartë”.

Mbaje gjithmonë parasysh të mos e gjykosh jetën e të tjerëve. Çdokush po jeton një dhimbje të ndryshme, një histori të ndryshme. Çdokush është duke kaluar nëpër vështirësitë e veta. Ndonjëherë ne nxitohemi me paragjykimet tona, pa e ditur sfondin se nga vjen një person. Duhet t’i njohësh mirë njerëzit, përpara se të arrish në konkluzione. Të gjykosh është një kritikë, ndërsa të vëzhgosh e të njohësh më mirë është kulturë. Përqendrohu tek vëzhgimi dhe njohja e njerëzve, përpara se të thuash diçka jo të vërtetë, apo të nxituar për ta.

Leave a Reply

Back to top button