Histori

Çfarë dinin faraonët për mbretërinë e të vdekurve?

Screen Shot 2016-05-26 at 8.32.13 PM

Momenti të cilit prifti i ishte druajtur aq shumë ka ardhur. Ai e ka kryer procedurën me dhjetëra herë – por kurrë mbi një faraon. Prifti ndjek një prej kodeve më të përpiktë dhe më të vjetër në histori: mumifikimin e një mbreti-perëndi. Prifti nuk mund të bëjë gabime. Me shumë kujdes, ai vendos një çengel në një prej vrimave të hundës së të vdekurit. Duke përdorur këtë, ai do të tërheqë trurin e faraonit nga hunda – duke siguruar ndërkohë që fytyra do të mbetet e paprekur. Nëse fytyra dëmtohet, besonin egjiptianët e lashtë, atëherë faraoni nuk do të njihej prej gjykatësve të të vdekurve – gjë që mbase do i mohonte një rilindje të mundshme. Kjo, dhe jo vetë vdekja, ishte frika e tyre më e madhe. Kjo gjë i bënte priftërinjtë kastën më të pushtetshme dhe e shndërronte kodin e tyre të fshehtë për jetën e përjetshme, në një relike të shenjtë: Librin e të Vdekurve.

Sipas urtësisë egjiptiane, një person kishte dy shpirtëra, dhe të dy këta largoheshin nga trupi pas vdekjes. Synimi ishte që ata të rifitoheshin përmes ritualeve fetare. Por një veprim i kryer pasaktësisht, si një trup i shformuar apo një fytyrë e padallueshme, mund të vinte në rrezik rilindjen.

Vdekja larg shtëpisë është gjithashtu një burim i madh shqetësimi. Në vitin 30 para Krishtit, Kleopatra i shpëtoi kapjes dhe ekzekutimit në Romë, duke zgjedhur që të kryejë vetëvrasje në Aleksandri, me qëllim që të sigurohej se do të kryheshin ritualet e saktë të mumifikimit.

Pa këta rite, udhëtimi përmes botës së nëndheshme do të ishte i mbushur me rreziqe, sipas Librit të të Vdekurve. Momenti më i rëndësishëm erdhi kur i vdekuri përballej me Syrin e të Vërtetës përpara Osirisit, Zotit të të vdekurve, dhe 42 gjykatësve të tij. Zemra e të vdekurit vendosej në një peshore, dhe nëse ajo ishte më e lehtë se sa Penda e të Vërtetës, atëherë njeriu shpallej pa mëkate dhe mund të vazhdonte në jetën e përtejme.

Formula magjike nga Libri i të Vdekurve skaliteshin në varre, të cilat mbulonin jo vetëm udhëtimin nëpër botën e nëndheshme, por edhe magjinë për të larguar rreziqet. Atëherë magjia shihej si arma e vetme kundër monstrave të nëntokës. Për shekuj të tërë, studiuesit janë përpjekur të zbërthejnë sekretet e Librit të të Vdekurve. Por ka ende pasazhe që ngrejnë pikëpyetje – në kërkim të njohurive të mëdha egjiptiane për jetën e përtejme./bota.al

Leave a Reply

Back to top button