ZZZFun

Çfarë do të bëje në një situatë të tillë? Vendimi yt zbulon shumë mbi personalitetin tënd

Çfarë do të bëje nëse do të gjendeshe në këtë situatë “rreziku”? Kemi një fëmijë që po qan, një qen që po shqyen divanin, ibrikun që po vlon dhe telefonin që po tringëllon. Cilin problem do të zgjidhje të parin? Vendimi yt tregon shumë për personalitetin tënd. Me këtë test sjelljeje do të zbulosh shumë mbi personalitetin tënd. Shikoje me vëmendje foton dhe mendohu disa minuta përpara se të zgjedhësh radhën e zgjidhjes së problemeve. Cila është zgjedhja jote?

Ja çfarë tregon për personalitetin tënd çdo zgjedhje e bërë:

Të fikësh sobën e gatimit: Nëse kjo është zgjedhja jote e parë, atëherë kjo tregon se ke një shpirt aventurier. Fikja e sobës së gatimit nuk është një zgjidhje emergjente, pasi ibriku ka një valvulë nga ku e nxjerr avullin dhe nuk mundet të krijojë dëme të mëdha. Një zgjedhje e tillë tregon njëfarë egoizmi që ndonjëherë mund t’i lëndojë personat që ke pranë. Je mjaft i përqendruar tek vetja jote dhe nevojat e tua, duke i lënë ndonjëherë pas dore nevojat e personave të tu të dashur.

Të përgjigjesh në telefon: Nëse kjo është zgjedhja jote e parë, atëherë kjo tregon se je një person tepër i pasigurtë. Në vend që t’i japësh prioritet ngjarjeve të shtëpisë tënde, ti u jep përparësi të tjerëve. Në të njëjtën kohë, je një person tepër social që dëshiron t’i bëjë të tjerët të ndihen mirë. Në një situatë stresi apo rreziku, përgjigjia në telefon nuk ka prioritet maksimal.

Të qetësosh fëmijën: Nëse ky është veprimi i parë që do të bëje, kjo tregon se je një person mjaft empatik. Nuk duron dot t’i shohësh të tjerët të vuajnë, madje e vendos mirëqenien e tyre përpara tëndes. Shpesh, madje, i lë mënjanë nevojat e tua. Edhe pse kjo zgjedhje kërkon altruizëm dhe xhentilesë, nuk është gjëja e parë që duhet bërë në një situatë rreziku.

Të ndalësh qenin: Kjo është gjëja e parë që duhet bërë. Duhet të ndalësh mikun tënd me katër këmbë, pasi ai është duke shkaktuar një dëm të vërtetë në shtëpi. Nëse ke bërë këtë zgjedhje, kjo tregon se je një person tepër racional dhe inteligjent. Jeton me këmbë në tokë dhe arrin t’i vlerësosh dëmet e veprimeve të tua në mënyrë korrekte.

Back to top button