“Shumë persona mund të mendojnë se jetesa me dikë që do, është mjaftueshëm e bukur, por ky ështërealiteti. Të jetosh me dikë që do, nuk është ashtu siç mendojnë shumica e njerëzve. Nuk është zgjimi herët në mëngjes për të përgatitur mëngjesin dhe konsumimi i tij bashkë. Nuk është përkëdhelja në shtrat çdo mbrëmje, kur nuk të zë gjumi. Nuk është një shtëpi e pastër dhe ushqim perfekt çdo ditë.
Të jetosh me atë që do, do të thotë të debatosh edhe për gjërat e kota, si psh kur harron dikush nga të dy tëhedhë plehrat, kur personi tjetër të zbulon natën dhe ti ftohesh, kur acarohesh kot më kot vetëm nga lodhja etj. Por pavarësisht gjithçkaje, çdo ditë e pret me ankth personin që do, që të kthehet në shtëpi dhe ta shohësh shëndoshë e mirë. Të jetosh me atë që do, do të thotë të qeshësh kur mendon atë rast të vetëm qëke bërë diçka idiote; të përgatisësh diçka të shpejtë për darkë, sepse të dy keni pasur një ditë shumë tëlodhshme.
Të jetosh me dikë që do, do të thotë të kalosh një krizë emocionale, por të kesh pranë dikë që me dashuri ulet pranë teje, të përqafon, të thotë se gjithçka do të shkojë mirë dhe ti ta besosh atë person. Është ta duash përherë atë person, edhe pse ndonjëherë të acaron nervat.
Të jetosh me atë që do, është të debatosh për gjëra të vogla dhe të kota, por do të thotë edhe të ndjesh njëdashuri që shumë njerëz kalojnë gjithë jetën duke e kërkuar. Nuk ka marrëdhënie perfekte dhe ndonjëherëështë e vështirë ta ruash ekuilibrin çdo ditë. Nëse do të ishte e lehtë, nuk do të kishte aq shumë vlerë. Ama mbaj gjithmonë në mendje se, çfarëdo gjëje të ndodhë, do të kesh dikë që do të presë në shtëpi me dashuri”. – Nga interneti, autor i panjohur.