Analiza

Çfarë domethënie kanë kufijtë për Europën

Nga George Friedman

Bashkimi Europian ka premtuar paqe dhe begati. Begatia është bërë fërtele tashmë. Dhe paqja është ndërprerë herë pas here – jo në BE, por përreth tij – që kur u firmos Traktati i Mastrihtit në vitin 1992, për të krijuar një union ekonomik dhe monetar. Të gjithë këto janë të lidhura me pyetjen se çfarë përfaqëson jnë kufi dhe sa seriozisht e marrim ne atë. Një kufi nënkupton që ky është vendi im, dhe jo yti. Kjo ide ka qenë një burim vuajtjesh dhe dhimbjesh në Europë dhe gjetk. Megjithëkëtë, ai është një realitet i ngulitur tek qeniet njerëzore. Kufijtë kanë rëndësi, dhe ata kanë peshë në shumë drejtime. Kriza europiane, e marrë si e tërë, i ka rrënjët tek kufijtë. Përpjekja për t’i shuar ata është tërheqëse në teori. Por teoria ndesh në realitetin, pikërisht në kufirin e vet

Screen Shot 2015-06-24 at 22.32.17

Europa sot është një kontinent kufijsh. Kontinenti i dytë më i vogël në botë, ka më shumë se 50 shtete-kombe. Shumë prej këtyre janë pjesë e Bashkimit Europian. Në qendër të projektit të BE është një përpjekje për të reduktuar fuqinë dhe rëndësinë e këtyre kufijve, pa i eleminuar krejt ata – në teori, një objektiv i arritshëm. Por historia nuk është e mirë ndaj zgjidhjeve teorike.

Sot, Europa përballet me tre kriza që puqen mes tyre dhe që në fund, kanë të bëjnë me kufijtë e shteteve, domethënien e tyre dhe kush i kontrollon. Këto tre kriza: Imigrimi nga bota islamike, gjendja e vështirë ekonomike e Greqisë, dhe konflikti në Ukrainë duket sikur nuk kanë aspak të bëjnë mes tyre. Por në fakt ato të treja burojnë, në mënyra të ndryshme, nga pyetja se cila është domethënia e kufijve…

[real3dflipbook id=”297″]


 

Leave a Reply

Back to top button