Teknologji

Çfarë e konsumon më shumë baterinë në celularin tuaj?

Ekranet me definicion të lartë: kjo shpjegon pse smartphonet e reja kanë karakteristika të kursimit të energjisë, që e fik ekranin pas disa sekondash pasivitet. Tjetra është rasti i Facebook, Spotify, Instagram, lojërat me video dhe aplikacionet e tjera që, siç konfirmohet nga një studim i AVG (kompani që prodhon antiviruse), dërgojnë dhe marrin të dhëna e njoftime.

Disa truke

Pastaj janë lidhjet: Mbajtja e ëi-fi hapur, ndërsa jeni jashtë duke lëvizur, bën që smartphone vazhdimisht të kërkojë një rrjet për t’u lidhur, gjë e cila përdor fuqinë e baterisë. E njëjta gjë vlen edhe për 4G dhe Bluetooth. Edhe funksioni email “me shtytje”, që bën të lidheni automatikisht me serverin e postës, duke kontrolluar për mesazhe të reja, thith energji nga bateria. Një këshillë? Hiqni përcaktimin automatik dhe kontrollojeni manualisht. Dhe për të kursyer energji duhet gjithashtu të fikni dridhjen: e çuditshme, por e vërtetë, konsumon më shumë se zilja.

Por, në krahasim me aplikacionet dhe lidhjet që konsumojnë gjithnjë e më shumë, një lajm i mirë: teknologjia e baterive ka evoluar dhe nuk është më e nevojshme për të pritur që telefoni ta harxhojë krejt, për ta karikuar sërish. Ju mund të bëni edhe me baterinë në gjysmë: Nuk prishet. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button