EkonomiEnciklopedike

Çfarë është dora e padukshme?

Eshtë forca që, sipas Adam Smithit (1723-1790, filozofi që hodhi bazat për zhvillimin e teorisë moderne ekonomike e politike) nëse lihet e lirë të veprojë, e bën efiçente “për inerci” ekonominë e tregjeve kapitaliste. Më saktë, bëhet fjalë për një apo më shumë “forca jo njerëzore” që, falë tregut të konkurrencës së lirë, shpien automatikisht në arritjen e rezultateve shumë të mira për të gjithë sistemin ekonomik dhe për shoqërinë.

DOMOSDOSHMERIA

Për Smithin: “Çdo individ sforcohet për të gjetur investimin më fitimprurës për kapitalin që ka në dispozicion. Ai merr parasysh në fakt, avantazhin e vet personal dhe jo atë të shoqërisë. Megjithatë, kërkimi për dobinë e vet e shpie natyrshëm, ose prej nevojës, që të preferojë atë përdorim të kapitalit që ka në dispozicion, që sjell edhe avantazhe më të mëdha për shoqërinë.  Ai ka në mendje vetëm fitimin e tij dhe në këtë udhëhiqet prej një dore të padukshme, që e çon në një destinacion i cili nuk ka qenë pjesë e qëllimeve të tij”.

Kjo teori është kontestuar shumë në studime të mëpasshme dhe, kohët e fundit, pas krizës ekonomike botërore, e provokuar edhe prej kontrolleve të mangët mbi sistemin financiar. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button