Edhe pse që fëmijë na kanë mësuar se uji e shuan zjarrin, në Shtetet e Bashkuara ekziston një ujëvarë brenda së cilës digjet në mënyrë misterioze një flakë e vazhdueshme. Flaka e Përjetshme, siç është quajtur, shkëlqen nën ujërat e ujëvarës “Chestnut Ridge County Park”, një rezervat natyror në jug të Bufalos, në shtetin e Nju Jorkut, SHBA.
Faji i një xhepi me gaz metan
Sipas një studimi të Universitetit të Indianës, fenomeni i çuditshëm ndodh për shkak se flaka, 30 centimetra e lartë, ndodhet mbi një xhep të madh me gaz metani, që gjendet në një thellësi prej 400 metrash, dhe që ngrihet deri në sipërfaqe i shtyrë e shtyrë nga temperaturat e larta që janë në gjendje të grimcojnë shkëmbinjtë, në vend se të dalin drejtpërdrejt nga toka siç ndodh zakonisht.
Rreth këtij fenomeni interesant ka shumë legjenda. Më e famshmja tregon se flaka përfaqëson shpirtin e një indigjeni. Në fakt territori i Chetsnut ka qenë më herët i populluar nga fise të ndryshme, të cilat me kalimin e kohës u eliminuan nga pushtuesit evropianë. Thuhet se individi i fundit i mbetur gjallë, e ndezi këtë zjarr para se të vdiste, për të lënë një dëshmi të pashlyeshme të pranisë së tyre.