Horizonti.al

Çfarë është inteligjenca emocionale?

Screen Shot 2015-08-24 at 3.51.07 PM

Inteligjenca emocionale është aftësia për të njohur emocionet tek vetja dhe të tjerët, dhe për ta zbatuar këtë kuptim të emocioneve në sjellje dhe në marrëdhënie. Njerëz me inteligjencë emocionale të lartë kanë më shumë dhimbsuri dhe vetëdije dhe e kanë më të kollajtë të vihen në rolin e të tjerëve. Gratë zakonisht e kanë më të lartë se sa burrat, sidomos sa i përket dhimbsurisë. Koncepti u shfaq atëherë kur testet tradicionalë të IQ-së u kritikuan, për arsye se masnin vetëm një gamë të ngushtë aftësish intelektuale, dhe kështu nisën përpjekjet për t’i zëvendësuar me inteligjenca të shumëfishta, si muzikore, morale dhe trupore.

Ka disa prova që njerëzit që u kanosen të tjervë e kanë të ulët IE-në, ndërkohë që ata që besojnë në fe e kanë më të lartë. Ka patur edhe pretendime të tjera, si përshembull që IE mund të parashikojë aftësitë në lidership dhe sa i përket punës në grup. Megjithatë të gjithë këto janë sfiduar mbi bazën e diesë që cdo lloj efekti zhduket, atëherë kur merret në konsideratë IQ dhe personaliteti. Si pasojë, ideja që Inteligjenca Emocionale është e ndarë nga Inteligjenca e Përgjithshme mbetet e debatueshme./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button