Horizonti.al

Çfarë është lavjerrësi i Foucault-s?

Ky objekt i skicuar nga Jean Bernard Leon Foucault konsiston në një lavjerrës të thjeshtë në të cilin një sferë e rëndë e kapur nga një fill i gjatë metalik lihet të luhatet në çdo drejtim. Kjo lëvizje luhatëse ose oshiluese vjen nga forca e gravitetit mbi objektin që bën që të fillojë të zhvendoset, dhe nga inercia e vetë trupit që kur është në lëvizje derisa një forcë tjetër i kundërvihet dhe e mban. Në teori plani i luhatjes së një lavjerrësi duhet të mbahet i fiksuar në hapsirë, por rrotullimi i tokës provokon që plani i oshilacionit të ndryshojë. Kjo u realizua në vitin 1851 nga Jean Bernard Leon Foucault (1819-1868), i cili vendosi të lidhë një lavjerrës 68 metra të gjatë në kupolën e Panteonit të Parisit. Sferës së rëndë prej 30 kg  iu vendos një majë metalike që do të linte një gjurmë në dyshemenë e mbuluar me rërë, çka do të lejonte një skicim të një forme të qartë dhe të saktë. Pas një ore kur lavjerrësi filloi të lëvizte, të pranishmit vunë re një vizatim që ishte formuar në dysheme dhe që tregonte se lavjerrësi ishte rrotulluar disa gradë në karahasim me trajektoren origjinale.

Ky eksperiment kurioz do të hynte në historinë e fizikës si një provë e parë eksperimentale se Toka rrotullohej rreth boshtit të vet me një lëvizje rrotulluese. Këndi lëkundës i lavjerrësit zhvendosej me 11 dhe 15 gradë çdo orë, por variacioni në oshilacionin e lavjerrësit ndryshonte sipas gjerësisë në të cilën gjendemi. Kështu në pole lavjerrësi formon një revolucion çdo 24 orë dhe në ekuator mezi preket trajektorja e tij. Edhe hemisfera ku realizohet eksperimenti prek rezultatin. Lavjerrësi origjinal që përdori Foucault gjendet aktualisht në Muzeun e Historisë Natyrore të Cleveland-it në Amerikë. Në të gjithë botën ka një numur lavjerrësish të Foucault –s për shkak se janë objekte të thjeshta dhe tërheqëse që shumë njerëz njohin. Përveç atij të krijuar nga prodhuesi një nga më të njohurit është ai që gjendet në Panteonin e Parisit, ku u realizua eksperimenti origjinal dhe imiton estetikën e epokës  në të cilin u krye zbulimi. Ky lavjerrës prej 125 kg vonon me 6.2 sekonda në përmbushjen e një lëvizjeje vajtje-ardhje dhe për të ndihmuar kundërshtimin e forcave të vogla të jashtme si rezistenca e ajrit apo edhe fërkimi i kabllit është dizenjuar një sistem magnetësh elektromagnetikë që kundërshtojnë forcat pa ndërhyrë në lëvizjen natyrale të lavjerrësit. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button