Analiza

Çfarë është lufta e kulturave?

Culture-WarsA është e mundur të imagjinohet një luftë simetrike dhe masive midis vendeve ngushtësisht të lidhura midis tyre nga tregtia dhe nga financa? Vështirë, megjithatë globalizimi mbetet i paplotësuar: nuk çon në “paqen e përjetshme” të tregjeve, por bile udhëton paralelisht me një rikthim të rajonalizimit. Një prej temave gjithnjë e më shumë në vëmendje të analistëve është ajo e proxy war, domethënë lufta me bedel e kryer në teatro lokale për llogari të fuqive rajonale e globale nga ana e guerrilasve, terroristëve, spiunëve dhe mercenarëve.
Operacionet sekrete të mëdha, nga Gjiri i Derrave dhe nga ushtritë sekrete si struktura Gladio deri në Afganistan, dukeshin një kujtim të Luftës së Ftohtë. Me aparatin ideologjik, ajo mund të mbështetej mbi “kolonat e pesta” që çdo rreshtim infiltronte në atë kundërshtar dhe me resurset e mëdha që dy superfuqitë mund të destinonin për arritur objektivat e tyre. Në realitet, përdorimi masiv i aktivitetit të inteligjencës, propagandës dhe infiltrimit midis popullsive lokale nuk është zhdukur ndonjëherë nga përdorimi dhe patjetër që i është bashkangjitur luftës kundër terrorizmit ku armiku është asimetrik ose gjithsesi jo vetëm i përbërë nga një entitet shtetëror tjetër. Të lodhura nga konflikti vietnamez, çeçen, nga konflikti i parë dhe i dytë afganes dhe nga ai iraken, fuqitë e mëdha i janë drejtuar në kohërat më të fundit gjithnjë e më shumë modelit të luftës ajrore në largësi, të luftës me bedel dhe të infiltrimit. Luftës me bedel konflikti ukrainas i ka të gjitha karakteristikat, me kontornon e vet e të infiltruarve e sabotatorëve, forcave speciale dhe mercenarëve. Dyshohet dhe shpesh akreditohet prania në përplasje e anëtarëve të forcave speciale ruse, e mercenarëve të kompanive amerikane, përveç rojeve dhe ushtrive private të oligarkëve të rreshtuar në fronte të ndryshme: si të dallohet mercenari nga këshilltari ushtarak dhe “stërvitësi” me pagesë? Kësaj i shtohet veç të tjerash edhe kontornoja e luftës propagandistike nëpër media – përfshi ato 2.0 – përhapja e lajme false, sulmet hacker e cyber war të re, përdorimi në të gjithë fushën i luftës ideologjike të lidhur aktivisht me infiltrimin e agjentëve dhe aktiviteti i inteligjencës. Mbi të gjitha, konflikti ukrainas është një konflikt me bedel për sa i mbështetur pothuajse tërësisht nga forca lokale, për sa heterodirekte.
Shumë prej aktorëve kryesorë u duhet që të përballojnë probleme konkrete të zvogëlimit demografik: nuk po flasim vetëm për vendet e Europës Perëndimore, të hapësirës ish sovjetike apo për vende që tashmë kanë hyrë me titull të plotë në modernizëm si puna e Kinës. Për shembull, një ulje e konsiderueshme e lindjeve prek edhe Indinë, Juglindjen aziatike. Amerikën e Jugut dhe duket se nuk ka të bëjë vetëm me Afrikën dhe pjesën më pak të pasur të botës arabe. Bashkë me nevojat e efektivitetit të shpenzimeve ushtarake, këto fenomene sociale po i çojnë shumë ushtri në një fazë riorganizimi dhe kërkimi me struktura më të zhdërvjellta, domethënë më efikase dhe midis tyre të koordinuara me qëllim që të synojnë gjithnjë e më shumë në përdorimin e trupave speciale dhe Task Forces interforca. Ushtria industriale me strukturë të gjerë, por të ngurtë, po ndryshon: në kontekstin NATO, modeli i divizionit, me autonominë e plotë taktike/strategjike të tij, integrohet (për të mos thënë zëvendësuar) nga një model organizativ i bazuar mbi brigadën më të zhdërvjelltë e më dinamike. Asistohet kështu në një fenomen rrethor: ushtri më të vogla kanë nevojë për një fuqi zjarri dhe teknologji më të madhe; teknologjia dhe fuqia e zjarrit ka nevojë që të sigurohen kosto gjithnjë e më të larta që çojnë në zgjedhjen për të përmbajtur dimensionet e ushtrive.
Pavarësisht se implementimi i teknologjisë së lartë dhe përdorimi i armës ajrore përfaqësojnë dy tendenca të pastra operative dhe taktike, mbi këto dy nivele – shpesh edhe mbi atë strategjik – konfirmohet vështirësia strukturore e ushtrive tradicionale për të përballuar armiq “asimetrikë” – terroristë, guerrilas, kriminelë. Bëhet fjalë për armiq jo domosdoshmërisht më të varfër, por shpesh më të zhdërvjelltë dhe me aktivë në territore me akses të vështirë si ambiente gjeografike ekstreme apo të ashtuquajturat “xhungla urbane”. Për shembull, në megalopolët modernë armë të thjeshta, robiste dhe të besueshme si një kallashnikov fitojnë mbi sistemet e armëve më të sofistikuara dhe mbi aparatet luftarake më kompleksë pikërisht për shkak të nevojave më të pakta për mirëmbajtje, me mundësi përdorimi më të shpejtë, me nevoja logjistike të kufizuara. Nga këto tendenca, nga ana e fuqive globale dhe rajonale, për t’ua “deleguar” luftën mercenarëve dhe forcave lokale të mbështetura e të koordinuara nga repartet speciale dhe task forcat tuaja.
Kështu, fuqitë kanë mësuar me vështirësi një leksion: i përgjigjet asimetrikisht armikut asimetrik, pa kërkuar më që të imponojë rregullat e veta taktike dhe operative mbi një terren përplasjeje që ai e njeh dhe e dominon. Mund të gjejmë shembuj konkretë të ndryshëm: në konfliktin rus në Afganistan, midis operacioneve sovjetike të pakta të përkufizueshëm si me sukses të mirë qenë ato që përdornin reparte speciale aviontransportuese të pajisur me elementin befasi dhe me stërvitje e motivim të lartë. Trupa speciale profesionistësh – jo ushtarë të mobilizuar të “shtrënguar” – me stërvitje të lartë që përdornin në mënyrë precize dhe kirurgjike një prej armëve të pakta jo në dispozicion të guerrilasit: aviacionin. Në kohëra më të vonshme, në War on Terror amerikane, eliminimi i terroristëve nuk ndodh nëpërmjet tentativës joreale të pushtimit të territoreve të mëdha të panjohura dhe të banuara nga popullsi pak a shumë armiqësore (ose gjithsesi mosbesues dhe bartës të një gjuhe dhe të një kulture “tjetër”), por nëpërmjet përdorimit të inteligjencës, të trupave speciale dhe të përdorimit specifik, të kalkuluar dhe të synuar të teknologjisë së lartë (dronëve). Edhe pse të mbështetura mbi një kontroll të fortë të territorit, mafiet përdorin shumë aftësinë e tyre për t’u kamufluar midis civilëve dhe nuk mund të konsiderohen “armik simetrik”: edhe në këtë rast përgjigja ushtarake e shteteve kërkon që të bëhet fleksibël dhe parashikon përdorimin masiv e trupave ad hoc: përveç inteligjencës, mund t’i bëhet referim BOPE-s (Batalionit Special të Forcave të Policisë braziliane) dhe Policia Pacificadora në Brazil dhe Marinës në Meksikë. Duhet të shkaktojë reflektim edhe e dhëna e mëposhtme: operacionet antimafia më efikase të kryera në Itali kanë karakter hetimor dhe jo pastërisht ushtarak. Lufta kundër krimit të organizuar më shumë akoma se ajo kundër terrorizimit – për sa kufiri midis dy fenomeneve bëhet dora dorës më i zbehtë duke filluar nga gjysma e dytë e Nëntëqindës derisa pothuajse të zhduket në ditët tona – na drejton në arsyetimin tonë: shembulli italian është me sukses më të madh respektivisht masave jugamerikane akoma tepër “simetrike”, sidomos kur anashkalojnë aksionin parandalues në nivel social e kulturor respektivisht atij pastërtisht ushtarak.
Ja ku arrijmë kështu në aspektin social. Një element i pamundur për t’u anashkaluar është pikërisht ai i luftës ideologjike dhe kulturore, version akoma më fort, por shumë më i fuqishëm, më penetrues dhe më efikas në periudhën afatmesme dhe afatgjatë në sulmimin e reputacionit të një vendi dhe imazhit të tij, shumë më i hidhur i information warfare me goditje televizioni, YouTube dhe social networks. Edhe pas përfundimit të ideologjive të mëdha të Nëntëqindës, ndoshta pikërisht për shkak të humbjes së ganxhave ideologjike “imediate” (të paktën në Perëndim, ku janë zëvendësuar nga ekspedienti individualist liberaldemokratik), kjo mbetet beteja për zemrat dhe për mendjet e popullsive të përfshira, domethënë humusin parësor që gjeneron “kundërshtari” dhe në të cilin kundërshtari kamuflohet. Jo vetëm: është beteja për zemrat dhe mendjet e opinioneve publike të “treta”, larg nga fushëbetejat fizike, por të pajisura me potencial influenca ndaj qeverive të tyre. Në Itali ka hyrë tashmë në histori rasti i të përditshmes Il popolo d’Italia, e themeluar nga Mussolini dhe e financuar nga fuqitë e Antantës për të vepruar në kuptimin intervencionist mbi opinionin publik italian dhe kundër Boshtit: për sa i pastër, ky është vetëm një prej shembujve.
Le ta kthehemi ta përdorim modelin më të fundit të përfaqësuar nga rasti ukrainas, ku fuqitë luajnë lojën e tyre duke mbështetur forcat e tyre ekonomike dhe të intelligence aktorë ideologjikisht të afërt: Perëndimi me forcat politike të ndjeshme ndaj apelit të modelit liberist të përfaqësuar nga Shtetet e Bashkuara e Bashkimi Europian dhe – legjitime për t’u dyshuar – edhe me ultra të djathtën nacionaliste ukrainase, jo e pëlqyer dhe as simpatike në planin ideologjik, por gjithsesi tejet e dobishme në një fushë ku në fakt shërbimet dhe aparatet ushtarake e politike ruse operojnë në mbështetje të separatistëve. Prej kohësh në mediat perëndimore asistohet në intensifikimin e fushatës antiruse të imazhit, që tani gjendet duke vrapuar paralelisht me krizën ukrainase. Për shembull, në imagjinatën perëndimore ata që “hahen” sot në Rusi nuk do të ishin më fëmijët, por homoseksualët që në të kundërt sigurojnë gjithmonë e më shumë hapësirë në debatin politik politik dhe social të Europës dhe të Shteteve të Bashkuara. Një hapësirë e tillë e ka kundëraltarin e saj në fushatën ruse kundër “Perëndimit në dekadencë”: të dyja këto tendenca duken vështirë të katalogueshme si të rastësishme apo si të diktuara nga motive ideale të thjeshta, megjithëse duke qenë të njohura edhe përpara shpërthimit të krizës ukrainase, pothuajse si të gjetura tashmë të gatshme “në rast nevoje të një armiku moralisht të turpshëm”. Është shumë e vështirë të injorohet aspekti i debatit të brendshëm lidhur me më këtë apo tema të tjera socialisht të ndjeshme nga instrumentalizomi propagandistik. Rusia ish sovjetike, ku gjithnjë e më shumë instrumente dhe metoda sovjetike menaxhimi të pushtetit gëzojnë sukses dhe përdorim, kap mundësinë për t’u akredituar si gardiane e vlerave të traditës. Një Perëndim që kalon krizën më të mëdha e të drejtave të fituara të historisë bashkëkohore – të drejtën e punës dhe në përgjithësi të gjitha të drejtat e sigurisë sociale – kap në fakt rastin e dyfishtë për t’ju konfirmuar opinionit publik të vet si bastion të drejtash, natyrisht jo më të drejtat “sociale” dhe “të komunitetit”, të rrezikshme për logjikat liberiste, por të drejtat e individit, të konsakruara si të vetmet e pashmangshme: një luftë kulturore e dyfishtë, e vlefshme kështu edhe për frontin e brendshëm.
“Lufta kulturore” synon që t’i paraqesë botës vlerat themelore e rreshtimit të saj si “vlerat universale me qëllim izolimin e kundërshtarit. Muxhahedinët afganes sigurisht që nuk qenë bartësit më të mirë të “vlerave perëndimore”, por ishin antikomunistë; e djathta ekstreme ukrainase është një shembull shumë i keq i tolerancës liberale, por është antiruse. Nga ana tjetër, Amerika bën punë të shkëlqyera me vende sigurisht jo të klasifikueshëm si tolerantë ndaj homoseksualëve – mjafton të mendosh për Arabinë Saudite. Megjithatë, ndërsa logjika që thotë se “armiku i armikut tim është miku im” është e orientuar pashmangshmërisht në periudhë afatshkutër, lufta kulturore është strategjikisht largpamëse dhe, e përsërisim, synon që të modelojë mentalitetin e popujve në periudhë afatgjatë. Çdo gazetar, atlet, bloger, shkrimtar apo intelektual i famshëm – që ndoshta ushtron një pacifizëm të butë – është një ushtar, në mënyrë të vetëdijshme ose jo. “Kultura” dhe “vlerat” janë një armë, edhe pas përfundimit të kundërvënies midis blloqeve të Luftës së Ftohtë, kundërvënie pikërisht e krijuar dhe shpesh e ushqyer nga ideologjia, ideologji natyrisht e nënshtruar ndaj politikës. Në mënyrë të vetëdijshme ose jo.
Është herët për të thënë nëse një luftë e përbërë kryesisht me propagandë dhe me ideologji, me sabotime dhe me infiltrime, me spiunë dhe me hacker, me kontroll të medieve dhe me instrumente internetore të nënvizojë dobësinë apo mungesën e një vizioni strategjik të qartë e të fortë nga ana e fuqive – shtetërore dhe ekonomike – apo nëse në fakt përfaqëson krejtësisht të kundërtën: një gadishmëri për të luftuar me çdo mjet për të arritur qëllimet e veta. Një gjë është e qartë: pushtetet ekonomike dhe politike (kanë apo nuk kanë pas përfundimit të Luftës së Ftohtë një vizion të qartë të botës) luftojnë për të pushtuar si gjithmonë jo vetëm trupat, por edhe zemrat e mendjet, siç mësojnë manualët e gueriljes dhe të kundërrebelimit. Strategu ushtarak dhe politik i dekadave të ardhshme duhet të marrë në konsideratë përdorimin e teknologjive, përdorimin e luftës së kryer nga agjentë sekretë dhe trupa speciale dhe përdorimin e luftës ideologjike dhe kulturore si instrument luftarak akoma i fortë dhe tërheqës në konfliktet dhe i rivaliteteve midis fuqive: aspak një mbështetje e “jashtme” e thjeshtë. Bëhet fjalë për tri dimensione të një “lufte infiltrimi”, që me shumë probabilitet është e vetmja – së bashku me shumë të ngjashmen “luftë me bedel” për të cilën po flisnim më sipër – që mund të luftohet në një botë ku ekonomitë janë ngushtësisht të ndërvarura.
Përgatiti për bota.al
ARMIN TIRANA

Leave a Reply

Back to top button