Enciklopedike

Çfarë është meditimi transhendental?

Meditimi transhendental është një teknikë meditimi e lindur në Indi dhe e sjellë në Perëndim në vitin 1958 nga indiani Maharishi Mahesh Jogi. Nuk është një fe, dhe as filozofi, por …

Screen Shot 2016-07-15 at 14.53.54

Meditimi transhendental është një teknikë meditimi që e ka origjinën e tij në Indi, dhe është sjellë në Perëndim në vitin 1958 nga indiani Maharishi Mahesh Jogi. Ai nuk është fe, dhe as filozofi, por vetëm një metodë që synon rritjen e mirëqenies fizike dhe psikologjike të individit, dhe kësisoj për të përmirësuar cilësinë e jetës. Meditimi transhendental nuk është i bazuar tek përqendrimi apo soditja, përkundrazi bën që mendja të kapërcejë (dmth të shkojë përtej) çdo veprimtari të mendimit, dhe të mbërrijë burimin e vërtetë të mendimit.

Në këtë mënyrë hyhet në atë që Maharishi Mahesh e quan gjendja e katërt të ndërgjegjes (përveç gjumit, ëndrrës dhe syçeltësisë), që i siguron trupit dhe mendjes një pushim të thellë, duke ripërtërirë energjitë. Teknika, e cila është përdorur për të promovuar udhëtimin mendor drejt burimit të mendimit, zbulohet vetëm nëpërmjet mësimdhënies me gojë dhe në mënyrë individuale, nga një mësues i trajnuar nga vetë Maharishi Mahesh. Kursi zgjat 6 ditë; pas së cilit meditimi duhet të praktikohet dy herë në ditë nga 20 minuta, duke qëndruar i ulur me sytë e mbyllur dhe duke përdorur si instrument një tingull mendor, sipas udhëzimeve të mësuesit. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button