Është një reagim krijues ndaj disavantazhit ekonomik i adoptuar në Bushmills, qytet irlandez i njohur sepse prodhon, prej 400 vjetësh, pjesën më të madhe të whiskit në vend. Duke nisur nga viti 2008, në fakt, edhe këtu kanë arritur efektet e rënda të krizës botërore.
Për të reaguar ndaj trishtimit, disa banorë kanë filluar të pikturojnë murale në shtëpi, në qepena e grila persiane të dyqaneve të mbyllura e të braktisura, duke prodhuar gjëra, persona, vitrina, sikur rrugët të ishin akoma me njerëz dhe tregtia akoma në aktivitet të plotë.
NJË KTHESË. Falë këtyre muraleve plot me ngjyra, Bushmills është rigjallëruar, duke u bërë destinacioni i turistëve të apasionuar ndaj artit të Rrugës. Është vitrina e ish-parukierit e ngjyrosur me njerëz në brendësi duke bërë banjë apo duke lyer flokët, ajo e dyqanit të ushqimeve me fruta e perime me një pamje të bukur. Por janë edhe “vizitorët” e papritur: një riprodhim i “Le fils des homes” (Bijtë e Njerëzve) nga Renee Magritte, ose njeriu me mollë e kapele republike, që duket sikur përshëndet nga një dritare.