Enciklopedike

Çfarë është Paradoksi i Miqësisë

Screen Shot 2015-04-02 at 18.06.25

Fenomeni në të cilin miqtë tanë kanë mesatarisht më shumë miq sesa ne. Mund të duket paradoksale por është e vërtetë për pjesën më të madhe të personave. Ja shpjegimi: personat me më shumë miq kanë një prirje madhore për të bërë miqësi e shanse më të mëdha për të rihyrë midis miqve tanë. Paradoks i mëtejshëm: shumica janë të bindur për të kundërtën, pra që kanë më shumë miq sesa vetë miqtë. Akoma më shumë, fenomeni është i vlefshëm për të gjitha raportet shoqërore: është e mundur që shokët tuaj kanë patur më shumë shokë se juve. I vëzhguar për herë të parë nga sociologu Scott Feld në 1991, sot ky fenomen është i studiuar me rrjetet sociale. Instituti i Shkencave të Informimit (Kaliforni) ka analizuar kontaktet e 5.8 milion përdoruesve të Twitter-it: kë ndjekim ose kush na ndjek ka më shumë miq, merr më shumë përmbajtje virale dhe është më aktiv sesa ne. Pothuaj 88% e përdoruesve, dalin në Twitter më pak sesa kontaktet e veta dhe 79 % poston më pak përmbajtje virale.

Leave a Reply

Back to top button