Enciklopedike

Cfarë është Paradoksi i Solomonit?

solomoni

Eshtë fenomeni në të cilin, kur jemi të përfshirë në vetë të parë në një problem, nuk arrijmë që të jemi objektivë kur gjykojmë për situata të ngjashme që u përkasin të tjerëve (sic thuhet që i ka ndodhur mbretit të urtë Solomon dhe grave të tij). Dy studiues të Universitetit të Michiganit (SHBA) dhe të Vaterlosë (Kanada) e kanë studiuar në marrëdhënien e ciftit tek më shumë se 100 persona. 50 prej tyre u kërkuan që të imagjinonin sikur tradhëtoheshin prej partnerit, ndërkohë që 50 të tjerëve u kërkuan të imagjinojnë sikur ishte ai që ishte tradhëtuar ishte miku i tyre më i mirë. Më pas, të gjithë pjesëmarrësit iu përgjigjën një testi që ishte menduar të maste urtësinë e arsyetimit të tyre: ata që gjykonin për situata që nuk i përkisnin drejtpërdrejtë morën më shumë pikë. Po kështu, u ripohua që njerëzit e mëdhenj në moshë (nga 60 në 80) bien në paradoksin e Solomonit po aq sa të rinjtë./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button