Enciklopedike

Çfarë është Sindromi i Obeliksit?

Screen Shot 2015-04-02 at 18.02.45Janë shumë persona që deklarojnë të kenë disa kilogramë më pak në krahasim me peshën e tyre reale. Në vendet frankofone, kjo lloj vetëkënaqësie quhet “Sindromi i Obeliksit”, duke parë që personazhi i famshëm i përgjigjej atij që ia bënte të dukshme mbipeshën e tij duke thënë: “Gross, moi? Non…juste un peu envelope, c’est tout”(I Trashë unë? Jo. Jam vetëm paksa i rritur, kaq). Sipas një kërkimi të kryer nga Instituti i Shëndetit (Invs) mbi përgjigjet e 629 qytetarëve francezë, pothuaj të gjithë u deklaruan më të gjatë e më të dobët (rreth 1,05 kile më pak për peshën e rreth 0,79 cm gjatësie më shumë) se sa janë realisht. Në veçanti, “mashtrojnë” më shumë ata midis të 55-ave e të 74-ave (pjesëtarët e klasave të tjera të moshës, për shembull 35-34 vjeç, kanë qënë në fakt paksa më të sinqertë). Një shënim më shumë: mjekët që kanë kryer studimin kanë vlerësuar që hendeku midis peshës së vërtetë e asaj të deklaruar do të kishte qënë akoma më i madh, nëse nuk do i kishin paralajmëruar më parë personat që, më pas, do të peshoheshin.

OBEZITETI. Shëndoshja që bën të vuajë krijesën e famshme të dalë nga pena e Goscinny-t nuk është megjithatë një shqetësim për ta marrë  lehtë. Pikërisht nga Obeliksi merr në fakt emrin një projekt ndërkombëtar kërkimi mbi shkaqet e obezitetit dhe lidhjen e tij me disa ndotës, me të cilët fëmijët mendohet të jenë në kontakt pothuaj që në fëmijërinë e hershme (për shembull ftalate, dioksinë dhe bisfenol A).

Leave a Reply

Back to top button