Horizonti.al

Çfarë i bën meditimi trurit?

Screen Shot 2015-08-18 at 23.01.01

Ka shumë lloje të ndryshme meditimi, që nga thjeshtë fokusimi tek frymëmarrja, deri tek përpjekja për të kuptuar vendin tonë në kozmos. Megjithatë, pavarësisht se është praktikuar për mijëra vite dhe thuhet se sjell shumë dobi, pak studime shkencore janë bërë në lidhje me efektet e tij mbi trurin – dhe shumica janë shumë të vegjël, apo të kryer keq, për të qenë të besueshëm. Megjithatë, një rishikim i skanimeve të trurit i kryer kohët e fundit me njerëz që meditojnë, zbuloi ndryshime të aktivitetit në të ashtuquajturit kortekse parafrontalë dhe anësorë të trurit. Kjo do të thotë se meditimi të ndihmon të jesh i fokusuar dhe të kontrollosh emocionet. Ka gjithashtu disa prova që meditimi mund të ndryshojë strukturën fizike të trurit, duke rritur trashësinë e pjesëve që kanë të bëjnë me vëmendjen./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button