Horizonti.al

Cfarë ishte “vërshimi belg” i UFO-ve?

Screen Shot 2015-11-30 at 1.08.11 PM

U quajt e tillë periudha mes nëntorit 1989 dhe prillit 1990, kur në të gjithë Belgjikën pati dëshmi të shumta të shfaqjes së UFO-ve me formë trekëndëshe. Në 29 nëntor 1989, tridhjetë grupe të ndryshëm dëshmitarësh dhe tre patrulla policie panë një objekt shumë të madh me tre drita që të përshkonte vendin, deri në kufirin me Gjermaninë, ndërkohë që natën e 30 marsit 1990, u panë më shumë drita, të monitoruara edhe nga radarët dhe të ndjekura, deri sa u zhdukën, edhe nga avionët F16 të ushtrisë. Një fotografi e epokës, që paraqet dritat misterioze në formë trekëndëshe, u shpall e rremë pavarësisht dëshmitarëve të shumë të objekteve që lëviznin me shpejtësi të pashpjegueshme./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button