Histori

Çfarë ka ndodhur më 5 tetor, përgjatë historisë?

Dorëzimi i kundër-revolucionarëve tek Napoleoni, Bullgaria në luftë, pavlefshmëria e pasaportave të hebrenjve, fjalimi i parë televiziv nga Shtëpia e Bardhë, dorëheqja e Millosheviçit dhe shumë ngjarje të tjera që kanë ndodhur në këtë ditë

1762 Flota britanike bombardon dhe kap Manilën e kontrolluar nga spanjollët në Filipine.

1795 Një ditë pasi udhëhoqi kundër-revolucionarët në Paris, Napoleon Bonaparti pranon dorëzimin e tyre formal.

1821 Rebelët grekë kapin Tripolitcën, fortesa kryesore turke në zonën e Peloponezit të Greqisë.

1880 Pena e parë me majë të rrumbullaktë patentohet ditë nga Alonzo T. Cross.

1882 Banditi Frank James dorëzohet në Misuri gjashtë muaj pas vrasjes së vëllait Jesse.

1915 Gjermania nxjerr një deklaratë ku kërkon falje dhe premton të paguajë 128 udhëtarë amerikanë, të vrarë në fundosjen e anijes britanike Lusitania.

1915 Bullgaria hyn në Luftën e Parë Botërore, në anën e Fuqive Qendrore.

1938 Gjermania shpall të pavlefshme pasaportat e hebrenjve.

1943 Forcat Perandorake Japoneze ekzekutojnë 98 robër lufte amerikanë në Ishulli Ueik.

1947 Presidenti i SHBA Harry S Truman mban fjalimin e parë televiziv nga Shtëpia e Bardhë.

1948 Një tërmet 7.3 ballë pranë Ashgabatit në BRSS vret dhjetëra mijëra njerëz; vlerësimet shkojnë nga 110,000 deri në 176,000.

1962 Filmi i parë i James Bond, “Dr No”, ku luan Sean Connery, shfaqet në kinema.

1965 Forcat e SHBA në Saigon marrin leje për të përdorur gaz lotsjellës.

1986 Gazeta Sunday Times e Britanisë boton detajet e programit të fshehtë të Izraelit për zhvillimin e armëve bërthamore.

2000 Sllobodan Millosheviç, president i Republikës Federale të Jugosllavisë, jep dorëheqjen pas demonstratave masive. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button