Horizonti.al

Çfarë ka ndodhur përpara “historisë”?

Mos u mburrni kot, ne nuk jemi as humanët e parë që kanë ecur mbi tokë. Ndonëse numri i saktë debatohet ende, disa shkencëtarë besojnë se kanë ekzistuar të paktën gjashtë specie njerëzore. Familja jonë është më e madhe se sa mendonim.

Jemi shumë të vjetër

Homo sapiensët kanë qenë mbi këtë Tokë për afro 200 mijë vite. Por speciet e para humane kanë ardhur pasi u ndanë nga majmunët rreth 2.8 milionë vjet më parë. Pas kësaj, ka patur disa humanë që i kanë paraprirë humanëve modernë, apo species që njihet si Homo sapiens sapiens. Homo nënkupton Human genus dhe Homo sapiens sapiens (nënspecia e Homo sapiensit ku bën pjesë qenia humane moderne) është specia e fundit e mbetur. Si të thuash, ne jemi të vetmet qenie humane që kanë mbetur.

Sa prej nesh ka?

Ndonëse numri i saktë është i diskutuar, besohet se ka patur deri gjashtë specie humane. Përpara Homo sapiensit kanë qenë Homo habilis, Homo rudolfensis, Homo erectus, dhe Homo heidelbergensis. Homo sapiensët ishin bashkëkohës me Homo neanderthalensis dhe Homo floresiensis. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button