Zodiak

Çfarë lloj viti do të jetë? Horoskopi 2020 për shenjën e BRICJAPIT

Edhe këtë vit, ju do të dini se si të prisni momentin e duhur për të shfrytëzuar mundësitë më të mira që paraqiten në të gjitha fushat e ekzistencës, nga dashuria në biznes. Durimi juaj do të shpërblehet shumë.

Dashuria

Një rinovim i bukur vazhdon edhe në vitin e ri, i ndikuar nga yjet në shenjën tuaj deri në fund të vitit 2020. Në dashuri, do të ketë shumë shanse për të parë fillimin e një aventure të re, e cila do t’ju bëjë shumë të lumtur me veten dhe ata që do të takoni. Do të ketë rrethana shumë të këndshme nga prilli deri në qershor, kur Venusi do të jetë në shtëpinë tuaj të dashurisë dhe erosit. Do të jeni shumë të hapur për komunikim dhe mund ta merrni kollaj me mend atë që duhet të thoni,  për t’i rënë në sy një personi shumë më të këndshëm se mesatarja. Në muajt e verës, megjithatë, ju të lindurit në shenjën e Bricjapit mund të ankoheni padrejtësisht, sa i përket dashurisë. Nëse i dashuri juaj nuk sillet ashtu siç mendoni se duhet, pyetni para së gjithash veten tuaj, se mos jeni duke bërë diçka që shkakton pakënaqësinë e tij.

Mirëqenia

Ju të shenjës së Bricjapit e dini se si të prisni situata të mira, me qetësi dhe durim. Sidoqoftë, në vitin e ri, planetët (dhe Marsi në veçanti) ju bëjnë të shqetësuar në mënyrë të pazakontë, me disa probleme të stomakut. Do të jetë thelbësore të gjeni qetësinë, për t’u ndier mirë me veten dhe për të shmangur vështirësitë në tretje. Ju duhet pak çaj bimor para se të shkoni në shtrat. Pushimi do të jetë i domosdoshëm për të luftuar nervozizmin. Në fund të vitit 2020, kur Dielli do të bashkohet me shenjën tuaj, ju do të keni energji të ripërtërirë dhe mund të filloni një aktivitet të ri fizik, mbase duke u regjistruar një palestër ose një pishinë të re. Një mënyrë e re për të bërë sport do t’ju sjellë shumë dobi.

Puna

Saturni – ylli që ju udhëheq juve – i bën të thjeshta ndryshimet e rëndësishme edhe në vitin e ri. Ju të shenjës së Bricjapit doni të jetoni situata të reja pune dhe biznesi. Aftësia juaj për të pritur, e cila njihet mirë, nuk është dhe nuk duhet të jetë, sidoqoftë, një kufi për të jetuar aventura fitimprurëse dhe madje argëtuese. Sa i përket investimeve dhe basteve, pozicionet e bukura të Uranit dhe Neptunit stimulojnë pozitivisht imagjinatën tuaj dhe i bëjnë investimet tuaja më të frytshme. Jupiteri është gjithashtu në shenjën tuaj dhe i bën edhe më të mundshme bastet më të guximshme. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button