Horizonti.al

Çfarë mund të shpjegojë Yllin e Betlehemit, paralajmëruesin e ardhjes së Krishtit?

Të dhënat e lashta kineze tregojnë për shfaqjen e një komete të ndritshme në vitin 5 para Krishtit dhe gjithashtu shfaqjen e papritur të një ylli në vitin 4 para Krishtit – të dyja rreth kohës kur Krishti mendohet të ketë lindur. Sidoqoftë, disa studiues kanë pohuar se këto ngjarje nuk kanë kuptimin astrologjik të ‘paralajmëruesve’, që përfshijnë hënën dhe planetet, të cilat do të kishin tërhequr vëmendjen tek studiuesit e kohës.

Kjo ka çuar në shfaqjen e dy teorive kryesore për shpjegimin e Yllit të Betlehemit. E para është një e ashtuquajtur “fshehje” në vitin 6 para Krishtit, kur hëna duket të kalojë përpara Jupiterit në qiellin e natës. E dyta ka të bëjë me një bashkim të pazakontë të Jupiterit dhe Saturnit i cili ndodhi në vitin 7 para Krishtit, kur këto dy planetë të mëdhenj u shfaqën në mënyrë të përsëritur pranë njëri-tjetrit. / horizonti.al

Leave a Reply

Back to top button