Dilema e lashtë ka qenë objekt i një studimi të një ekipi studiuesish të Brain Research Centre University të British Columbias, drejtuar nga Stan Floresco. Në një seri eksperimentesh me minjtë, shkencëtarët kanë hartëzuar neuronet që shtyjnë për të zgjedhur njërën mundësi apo tjetrën, duke zbuluar mekanizmat me anë të të cilëve truri është i prirur të zgjedhë strategjinë më të përshtatshme në rrethana të ndryshme.
Shpërblime
Ka studimi ka dalë që ato që shtyjnë për shpërblimin më të madh (pulën), por njëkohësisht më të pasigurtë, janë zonat e trurit më të thella dhe primitive, ndërkohë që për shpërblimet më të vegjël (vezën), por të sigurtë, janë lobet ballorë, të prirur pikërisht për të frenuar tendencën e synimit të objektivit më të madh, kur nuk jemi të sigurtë se mund ta arrijmë. Bëhet fjalë pra për një lloj konkurrence mes zonave të ndryshme të trurit, të përfshira në vendim-marrje. Në studimet e mëvonshëm, i njëjti ekip studiuesish ka nxjerrë se neuronet që janë përgjegjës për dopaminën i kujtojnë trurit rezultatet e vendimeve më të fundit që janë marrë, me qëllim që të ofrojnë një sugjerim për ata të të ardhmes. Ndërkohë që një tjetër zonë e trurit, abenula anësore kujton rezultatet negativë të vendimeve të mëhershëm.
1 minute read