Enciklopedike

Çfarë ndodh nëse… rrezja e Tokës do të rritej me një centimetër çdo sekondë?

Screen Shot 2015-07-06 at 09.31.33Nëse Toka do të fillonte të zgjerohej, ndërkohë që do të ruante dendësinë, nuk do të ndienim asgjë në ditën e parë – përveç një tundje të lehtë. Saktësisht 864 metra në hapësirë, një person udhëton me një shpejtësi prej një centimetër në sekondë, çdo 24 orë. Rritja e perimetrit të Tokës, që do të shkonte në 5.3 km në ditën e parë, nuk do të mjaftonte për të rrëzuar ndërtesa. Graviteti rritet në seri me masën e Tokës, kështu që një i rritur do të peshonte dhjetë gram më shumë në ditën e parë. Pas një viti, graviteti do të ishte rritur me 5%. POr pas 40 vjetësh, graviteti do të ishte tre herë më i lartë, dhe vetëm më të fortët mes nesh do të ishin në gjendje ta përballonin. Pas 100 vjetësh, dhe me një gravitet 6 herë më të lartë, qeniet njerëzore do të mund të ekzistonin vetëm në dhoma presioni nën ujë. Dhe pas 300 vjetësh, forca gravitacionale në Tokë do të përplaste Hënën dhe pas pak kohës planeti ynë do të kishte unaza si Saturni./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button