Enciklopedike

Çfarë ndodh nëse… të gjithë rrufetë e botës do të godisnin në të njëjtin vend, në të njëjtën kohë?

Screen Shot 2015-07-05 at 22.49.09

Përreth botës ndodhin të paktën 100 rrufe në çdo sekondë, që do të thotë afro 10 milionë rrufe në ditë. Një grup prej një milionë rrufesh – kjo është pak a shumë sasia që arrin në Tokë çdo ditë – do të kishte një diametër prej gjashtë metrash. Por duke goditur tokën, ai do të linte një krater afro katër herë më të madh për nga diametri. Sasia e energjisë që do të çlirohej në ajër dhe nën tokë, si rezultat i saj, është e barabartë me dy bomba atomike të vogla – dhe fuqia shkatërruese do të ishte e ngjashme. Nxehtësia dhe shpërthimi i plazmës që do të krijohej në ajër do të asgjësonte pemë në një distancë prej disa kilometrash dhe shkatërronte ndërtesat. Nxehtësia dhe drita do të vinin flakën gjithçkaje të ndezëshme që do të gjenin pranë. Vetëm një kabëll bakri një metër i trashë do të ishte në gjendje të përthithte këtë megarrufe – por deri kur të arrihej në tokë, sepse më pas nuk do të mund ta përcillte shumë mirë energjinë elektrike, dhe do të shpërthente. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button