Magazine

Çfarë ndodhi në të vërtetë mes Princit Çarls dhe Princeshës Diana?

… dhe çfarë bëri ajo për të rifituar zërin e saj?

“Kanë qenë tre vetë në këtë martesë. Kështu që ishte pak e mbipopulluar”. Dy mbretërorët u paraqitën për divorc në vitin 1996. Diana vdiq një vit më vonë.

Edhe 20 vjet pas vdekjes së saj, zëri i princeshës Diana ende jehon në mbarë botën. Menjëherë pas martesës së famshme të Princeshës Diana dhe divorcit të mëvonshëm me Princin Çarls, ajo e gjeti veten të ngatërruar në një rrjet gënjeshtrash të tabloidëve dhe syve zhbirues të publikut. Në një përpjekje për të sqaruar anën e saj të rrëfimit, Diana ofroi detaje në një seri audiokasetash në maj të vitit 1991. Pasi ia besoi informacionin shokut të saj të ngushtë, dr. James Colthurst, ajo i kishte kërkuar që të shkonte e t’ia dorëzonte pakon me kaseta (me biçikletë) nga Kensington Palace, një gazetari britanik me emrin Andreu Morton. 

Morton më pas i mori kasetat në një kafene, ku ai dëgjoi Dianën më në fund duke sqaruar sekretet e saj më të errëta për skandalin e Kamilës, betejën e saj të vazhdueshme me buliminë, madje edhe mendimet e saj për vetëvrasje. Dëshmitarët më të afërt të Dianës kanë punuar me Morton gjatë gjithë përgatitjes së librit. Pjesëmarrja e saj në roman fillimisht u mbajt sekret, por Mortoni vendosi t’ia tregojë publikut pas vdekjes së papritur të Princesësh, në vitin 1997.

Biografia bombë …

[real3dflipbook id=”1470″]

Leave a Reply

Back to top button