Franca është bërë vendi i fundit që ka regjistruar më shumë se 20,000 vdekje lidhur me koronavirusin, një numër që drejtori i shëndetësisë i vendit Jérôme Salomon e ka quajtur “simbolik dhe i dhimbshëm”.
“Sonte, vendi ynë po kalon një moment historik të dhimbshëm simbolik,” tha ai. Ndryshe nga Britania e Madhe, Franca po përfshin vdekjet e shtëpive të pleqve në numrin e saj të përditshëm. Që nga e hëna, ka patur 20.265 vdekje të lidhura me virusin në Francë – 12.513 prej tyre në spitale dhe 7,752 në shtëpi pleqsh, shtoi Salomon.
Zhvillime të tjera:
Gjermania ka rihapur dyqanet e vogla, shitjet e makinave dhe dyqanet e biçikletave, duke tentuar të zbusë masat kundër të koronavirusit të vendosura gati një muaj më parë
Në Portugali, 138 azilkërkues që rezultuan pozivivë nga testimi për koronavirus janë në karantinë, pasi janë shpërngulur nga një bujtinë në Lisbonë.
Policia në jug të Rusisë të hënën shpërndahu qindra njerëz që ishin duke protestuar kundër kufizimeve të koronavirusit. Demonstruesit brohorisnin jashtë selisë së qeverisë në Vladikavkaz, kryeqyteti i Osetisë së Veriut.
Koronavirus është përhapur në një godinë të tretë migrantësh në Greqi – një grua shtatzënë 28-vjeçare Somali tani është në izolim në një hotel në Kranidi ku po strehoen 470 migrantë nga Afrika nën-Sahariane. Personat e tjerë që qëndrojnë atje janë duke u testuar.
BBC/bota.al