Shkence

Çfarë rastësie!

Më shumë se të vërteta të fshehura, ato që na duken si raste befasues të jetës, zbulojnë diçka mbi funksionimin e mendjes njerëzore: ja sa dritë ka hedhur shkenca

Screen Shot 2016-08-13 at 11.38.47

Kur u ritakuan, në moshën 39, dy binjakë amerikanë zbuluan se të dy ata ishin quajtur Jim nga prindërit e tyre birësues, ishin martuar me gra të quajtura Betty dhe ishin divorcuar nga dy “Linda”, kishin të dy një qen me emrin Toy dhe shkonin për pushime në të njëjtin vend në Florida. Në një qytet të vogël në Norvegji, vite më parë, dy vëllezër binjakë vdiqën dy orë larg nga njëri-tjetri: të dy në dy aksidente të ndryshme, nga dy kamionë, teksa lëviznin me biçikletë.

Rastësi të mahnitshme!

Sa e mundshme është që ato ngjarje të ndodhnin atëherë kur ndodhën?

Vërtetë të jashtëzakonshme? Nga një pikëvështrim thjesht statistikor, koincidencat – në përgjithësi – janë shumë më pak për t’u habitur nga sa duket. Në një studim që më pas u bë i famshëm në 1989, dy matematicienë Persi Diaconis dhe Frederick Mosteller shprehin mendimet e tyre.

Një rastësi, për ta, është “një bashkërendim i habitshëm i ngjarjeve, që perceptohen si të lidhur në mënyrë domethënëse, pa asnjë lidhje të dukshme shkakore.” Arsyetimi i tyre është se, duke pasur parasysh sa e madhe është bota, sa njerëz ka dhe sa gjëra ndodhin, edhe faktet në dukje më të çuditshme dhe të pamundur, kanë shanse të mira ose shumë të mira të ndodhin. E njëjta gjë vlen, nëse ju mendoni kohëzgjatjen e jetës sonë, njerëzit që ne njohim, vendet që kemi vizituar: përherë do të ndeshim dikë që njohim, në një vend ku nuk e presim, herët a vonë kjo ndodh.

Ditëlindjet

Në të njëjtën kohë, ne jemi ndonjëherë shumë bujare në përcaktimin si befasuese, disa rastësi të mahnitshme. Një shembull është ai i datëlindjes. Ndoshta tani që Facebook na informon çdo ditë për datat e lindjes së miqve ne u mrrekullohemi, por zakonisht ne habitemi, kur në një rreth të ngushtë njerëzish, dalin dy me ditëlindjen në të njëjtën ditë. Megjithatë, kjo nuk është e çuditshme. Si e kanë treguar Diaconis dhe Mosteller, mjafton të mbledhësh 23 persona në të njëjtën dhomë, për të patur 50 për qind probabilitet që të dalin dy me ditëlindje të përbashkët. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button