Histori

Cfarë sekretesh fshihen në shpellat e nëndheshme të Yucatanit?

Screen Shot 2016-02-18 at 12.02.16

Prozhektorët e ndezur lëvizin nëpër shkëmbinj, stalaktide dhe kafka njerëzish, në kërkim të përgjigjeve. Uli Kunz dhe ekipi i tij i zhytësve po i afrohen mbretërisë së të vdekurve. Biologu detar po studion atë që besohet të jetë sistemi më i madh nëntokësor i shpellave – shpellat e Gadishullit Yucatan në Meksikë.

Dikur të banuara, këto shpella u përmbytën rreth 10 mijë vjet më parë. Zhytësit kanë gjetur shumë sende nga Epoka e Gurit, ashtu si edhe skelete, vatra zjarri, mjete dhe sende qeramike. Kur majat zbuluan shpellat mijëra vite më vonë, ata i shihnin këto shpella si portat drejt mbretërisë së nëndheshme të perëndisë së shiut

Priftërinjtë shkonin në këto shpella në kohë thatësire dhe ofronin flijimet e tyre njerëzore, si dhe të kërkonin bekimin e zotave të tyre. Dhe këto shpella kanë më shumë histori për të rrëfyer. Ekspertët shpresojnë se ato do të hedhin dritë mbi vendbanimet e para në Amerikë. Kohët e fundit ata zbuluan skeletin 13 mijë vjecar të një vajze të re, gjë që tregon se banuesit më të hershëm të kontinentit e kanë prejardhjen nga një qytetërim i vetëm aziatiko verior. Nëse konfirmoher, atëherë historia e njohur e banorëve fillestarë të Amerikës duhet të rishkruhet.

Problemi? Vetëm zhytësit me eksperiencë të madhe mund të lundrojnë me siguri në këta vende nënujore. Shumica e shpellave janë të zeza dhe shtrihen në thellësi deri qindra metra. “Nëse bën keq llogaritë për sasinë e oksigjenit që të nevojitet, e sigurtë që je i vdekur”, paralajmëron Kunz. Prandaj, edhe sot, këto shpella mund të jenë porta drejt jetës së përtejme për shumë zhytës./bota.al

Leave a Reply

Back to top button