Horizonti.al

Çfarë shihni në këtë foto? Përgjigja thotë shumë për trurin tuaj

Studimi flet shumë mbi mënyrën si njerëzit konsumojnë lajmet – dhe lajmet e rreme

Një studim i ri ka gjetur se gjysma e njerëzve nuk shohin fillimisht edhe një lepur, edhe një rosë në iluzionin optik klasik të mëposhtëm.

Vetëm pasi një studiues u kërkoi të imagjinonin një rosë që hante një lepur, ata ishin në gjendje të fokusoheshin dhe të shihnin të dy imazhet.

Kyle Matheuson, një neuroshkencëtar dhe autor i studimit shkruan:

“Truri mund të shoh panoramën e gjerë vetëm kur imazhet futen në kontekst me njëri-tjetrin”.

Rezultatet sugjerojnë se truri ynë ka vështirësi në interpretimin e informacionit pa kontekst, dhe nëse ju mundoheni të shihni të dyja kafshët, ka shumë më tepër gjasa të besoni atë që shihni, pa e marrë shumë parasysh kontekstin.

“Ne zbuluam se njeriu duhet të jejë një mënyrë për të lejuar trurin që të dallojë mes dy alternativave”.

Studimi u përpoq të shohë nëse një frazë tjetër, më e thjeshtë, i ndihmon njerëzit të shohin të dyja kafshët – “imagjinoni një rosë në krah të një lepuri” – por nuk kishte të njëtin efekt. Kjo sepse nuk shpjegon se cili imazh është rosa, dhe cili është lepuri. 

Matheuson shpjegon implikimet që studimi mund të ketë mbi mënyrën si njerëzit konsumojnë lajmet – dhe lajmet e rreme. “Ky studim demonstron se ne mund ta kontrollojmë mënyrën e trurit për të interpretuar informacionin, me vetëm pak fjalë apo me një imazh. Duhet ta mbajmë mirë parasysh këtë kur lexojmë një lajm. Shpesh herë e interpretojmë dhe shohim informacionin ashtu si duam ne ta shohim, dhe jo ashtu si është”, tha ai. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button