Analiza

Çfarë shkruajnë mediat perëndimore për vizitën e Ramës në Serbi

eurovewsMediat perëndimore kanë pasyruar përgjithësisht drejt dhe pa tendenca konferencën për shtyp të kryeministrave Rama dhe Daçiç në Beograd, përveç atyre franceze që i kanë konsideruar provokim deklaratat e Ramës.
BBC: Vizita e kryeministrit Rama në Serbi, 68 vjet pas një udhëtimit të një kryeministri në Beograd u kthye në një zënkë mes tij dhe homologut Vuçiç.
Euronews: Ai që supozohej të ishte një takim historik mes liderëve të Shqipërisë dhe Serbisë në Beograd me siguri do të mbahet mend për arsyet e gabuara.
Reuters: Kosova hyn në mes të liderëve të Shqipërisë dhe Serbisë në një takim historik.
France24: Në Beograd, kryeministri shqiptar “provokon” Serbinë për çështjen e Kosovës
DW: Serbët dhe shqiptaret përplasen në publik për çështjen e Kosovës.
Bloomberg: Liderët e Shqipërisë dhe Serbisë përplasen për çështjen e Kosovës
Ansa: Kryeministrat e Serbisë dhe Kosovës përplasen për Kosovën. Rama e quan “të pavarur, Vuçiç zemërohet
EuObserver: Ballkani perëndimor, nacionalizmi nuk është zgjidhja
The Wall Street Journal: Liderët e Shqipërisë dhe Serbisë dështojnë të ulin tensionet në një takim historik
Yahoo News: Kalon mes tensionesh vizita e Ramës në Beograd
Liberation: Vizita historike e Kryeministrit të Shqipërisë në Serbi u pengua nga një përplasje verbale me homologun e tij serb për çështjen e Kosovës duke ilustruar edhe një herë ndarjen e thellë në mes të serbëve dhe shqiptarëve në Ballkan. /lapsi.al/

Leave a Reply

Back to top button