Horizonti.al

Çfarë u jep reve format e çuditshme që kanë?

Nëse keni provuar ndonjëherë të dalloni fytyra njerëzish apo forma kafshësh në konturet e reve, mund të keni pyetur veten pse ato shfaqen në forma kaq të larmishme. Lagështia është gjithmonë e pranishme në ajër si avull uji, por kur kondensohet në pika të lëngshme apo grimca të ngurta akulli, këto grimca e shpërndajnë dritën, duke i bërë ato të dukshme si re.

Forma e një reje përcaktohet nga temperatura, dendësia dhe lëvizja e ajrit. Dallimet në temperaturë dhe dendësi, e parandalojnë që ajri i ngarkuar me ujë të përzihet me ajrin përreth, duke i dhënë reve një formë të dallueshme, dhe duke krijuar konture shumë të qarta.

Lëvizja e ajrit i tërheq retë në formacione të ndryshme. Edhe pse nuk ka dy re që të jenë janë saktësisht të njëjta, ato mund të grupohen në disa kategori. Retë kumulus (grumbulluese janë të fryra dhe të ngjashme me pambukun. Ato formohen në pjesën e poshtme të atmosferës. Kur avulli i ujit kondensohet në ujë të lëngshëm, ai lëshon një sasi nxehtësie, dhe në rast se kushtet atmosferike janë të paqëndrueshme, kjo nxehtësi është e mjaftueshme për t’u dhënë gjallëri reve kumulus, duke i detyruar ato të ngrihen dhe të shndërrohen në retë kumulonimbus.

Këto re të mëdha e të errëta, të mbushura me “frëngji”, formohen nga prurjet e shpejta të ajrit dhe shoqërohen shpeshherë me stuhi. Në të kundërt, retë stratus, formohen si shtresa të gjera nga ku ngrihet një zonë e madhe e rrymave ajrore. Ndërkohë ato retë cirrus janë delikate dhe të formuara nga kristale akulli në lartësitë e mëdha të atmosferës. Teksa fundosen gradualisht  më poshtë, ato kalojnë nëpër rryma ajri, të cilat i shtyjnë dhe tërheqin në drejtime të ndryshme, duke formuar re të gjata në formën e puplave.

Back to top button