Analiza

“Charlie Hebdo” / Ja përse sulmi goditi Francën mu në zemër

Nga Agnes Poirier

chShfaqja e disa gazetarëve francezë, në çatinë mbi zyrat e gazetes “Charlie Hebdo”, dukej se ishte alarmi i parë. Ata po u fshiheshin 3 njerëzve të armatosur që sapo kishin hapur zjarr, kundër kolegëve të tyre, gjatë mbledhjes së Këshillit Botues të gazetës së përjavshme satirike.
Që prej atij çasti, ngjarjet rrodhën shumë shpejt. Presidenti francez, Fransua Holond, mbërriti shpejt në vendin e ngjarjes. Natyra terroriste e këtij akti u konfirmua thuajse menjëherë dhe numri i viktimave ishte tronditës: 12 të vdekur dhe 11 të plagosur, disa në gjendje kritike për jetën.
Duket se operacioni ishte i përgatitur, në një stil qartazi ushtarak, dhe me përdorimin e armëve tipike luftarake. E çfarë mund të bënin karikaturistët me stilolaps dhe letër, kundër vrasësve të pajisur me armë automatike?
Lajmi u përhap shumë shpejt, duke ngjethur mbarë Francën.
Pastaj u shpallën emrat e të vdekurve dhe ky është ndoshta momenti kur vetë lajmi vdes. Karikaturistët me “emra pendësh”, Sharb, Kabu, Uolinski dhe Tinjus, të njohur nga miliona njerëz në Francë, qenë vrarë, një akt makabër që i ngjan një pike në një varg bosh.
Sidomos Kabu dhe Uolinski, të dy në fund të të 70-ve, kanë bashkëshoqëruar gjenerata të tëra francezësh, duke i bërë ata të qeshin çdo javë, në botime të ndryshme, në radio dhe në televizion, për më shumë se 50 vjet.
Nga humori që ata shkaktonin kam parë me sytë e mi njerëz të paaftë për të përfunduar fjalitë e tyre, të detyruar të mbyllnin telefonin për të lexuar lajmin e tepër të lëvizshëm për të folur.
Kam parë blerës, që teksa i shihnin krijimet e artistëve, ndalnin hapin në rrugë, përhumbeshin ulur nëpër stola, apo të tjerë që shkriheshin në lot, kur mësonin lajmet nga telefonata e një shoku.
Sikurse komentoi pas ngjarjes nga Uashingtoni, në frëngjisht dhe anglisht, Sekretari Amerikan i Shtetit, Xhon Kerri: Franca i ka dhënë mjaft demokracisë në botë dhe e di më mirë se cilido çmimin e madh të Lirisë.
Francezët, rikujtuan të tronditur se Liria, Barazia dhe Vëllazëria – vlerat për të cilat ata kanë luftuar shumë, për t’i parë ato çdo ditë në ballinën e shkollave dhe ndërtesa publike – janë të kërcënuara nga terroristët.
Ndërsa identitetet e terroristëve ende nuk janë konfirmuar, Franca, me komunitetin më të madh musliman në botën perëndimore (rreth 6 milionë nga një popullsi prej 66 milionësh), ka qenë përherë një objektiv kryesor i ekstremistëve islamikë.
Në vitin 1995, Parisi u shokua nga një valë sulmesh terroriste nga ana e ekstremistëve algjerianë të GIA-s, që shkaktuan një bilanc të përgjithshëm prej 12 viktimash. Në vitin 1986, organizata Hezbollah, pati kryer një tjetër sulm vdekjeprurës, duke bombarduar magazinat e mëdha “Tati” çka shkaktoi vdekjen e 8 kalimtarëve të pafajshëm.
Shërbimet sekrete franceze njihen për aftësinë e tyre në parandalimin e komploteve të tilla dhe presidenti Holond zbuloi se shumë sulme të planifikuara ishin arritur të shmangeshin kohët e fundit.
Në javët dhe muajt në vazhdim do të ketë shumë reflektime shpirtërore mes francezëve, dhe presidenti Holond po përballet me pyetje të vështira dhe detyra të mëdha përpara.
Mes së djathtës ekstreme të Marin Lë Pen, që i fryn zjarrit të ndarjes kombëtare, duke fajësuar emigrantët për shumë probleme sociale dhe ekonomike që ka vendi, si dhe një të majte që përpiqet jo pak për të mos stigmatizuar qytetarët e saj myslimanë, ka realisht pak hapësirë të lirë, për një debat të fuqishëm por dhe të qetë publik.
Lajmi se shkrimtari francez Mishel Ulebek, ndodhet tani nën mbrojtjen e forcave të policisë, si pasojë e sulmit të djeshëm në “Charlie Hebdo”, nënkupton se Ministria e Brendshme franceze nuk ka shanse reale për të mposhtur terrorizmin. Por kjo tregon gjithashtu, gradën e rënduar të sëmundjes që ka prekur zemrën e shoqërisë franceze.
Ngjarjet, në romanin e fundit të Olebekut, zhvillohen gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2022.
Pas një raundi të dytë zgjedhor, mes një kandidati së të djathtës ekstreme dhe një islamiku francez, ky i fundit arrin të fitojë me ndihmën e së majtës liberale, dhe kështu republika franceze rithemelohet si një Shtet Islamik. Sot, një imam francez i quajti gazetarët e vdekur dhe karikaturistët e “Charlie Hebdo” “dëshmorë të lirisë”. Por Franca ndërkaq, mund të ketë zbuluar edhe çmimin e vetëkënaqësisë së saj, duke mësuar se një vëllazërim i tillë, nuk duhet të merret kurrë si i mirëqenë. /cnn/
a.g./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button