Magazine

Charlos Manson: Kush ishte vrasësi që donte ta quanin Satana

Charles Milles Manson (1934), 83 vjet në 12 nëntor, i dënuar me burgim të përjetshëm për masakrën e Bel Air (Kaliforni) ku u vranë brutalisht – me sëpata, thika dhe sfurqe – aktorja Sharon Tate, gruaja e regjisorit të famshëm Roman Polanski, dhe miq të saj, si dhe për 11 vepra të tjera, deri më tani ka kaluar 45 vjet në burg dhe 12 herë i është refuzuar kërkesa për arrest shtëpiak.

Lindur në Cincinnati, Ohio, nga një nënë vetëm 15 vjeçe, menjëherë shfaqi një çrregullim të personalitetit dhe e ka kaluar shumicën e rinisë së tij brenda dhe jashtë burgjeve. Atu ai mësoi për të luajtur kitarën, gjë e cila e bëri të shpresojë për famë dhe njohje, po megjithatë, nuk ia doli. Interesi i tij për magjinë e zezë dhe ezoterizmin ishte shkaku i themelimit në 1967, të sektit të tij “Familja Manson”, duke joshur të rinj dhe duke u shndërruar, brenda një kohe të hskurtër, në një bandë kriminale.

Manson e quante veten një rimishërim të Jezu Krishtit dhe donte që ta thërrisnin Satana. Pas sulmit në Bel Air mbeti i lirë për muaj të tërë, deri kur një avokat me origjinë italiane, Vincent Bugliosi, falë edhe bashkëpunëtorëve të tij, arriti të prodhojë prova që e akuzonin qartë: ishte dhjetori 1969. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button