Analiza

Chimerica në rënie?

Nuk është Amerika në rënie, por Chimerica, shteti hibrid fantazmë, që do të duhej të ishte niveli më i larte i integrimit të bazuar tek tregjet

Nga Vasilis Trigkas

“The Diplomat”

Screen Shot 2015-05-09 at 17.38.51

Autoritarizmi elastik i Kinës – ose të paktën përkatësia e vazhdueshme e Pekinit e një shteti dukshëm jo-perëndimor – për momentin ka hedhur poshtë tezën e “fundit të historisë”. Gjithësesi, pjesa e parë e tezës polarizuese të Fukujamas, pjesa liberale në deklaratën e “demokracisë liberale”, është kremtuar nga ekspertët politikë nëpër botë, si rruga e pakthyeshme e njerëzimit.

Termi “Chimerica” ka qenë mishërimi i dëshiruar i të menduarit të intelektualëve liberalë në mbarë botën, të cilët në mënyrë determinuese përcaktuan se ndërvarësia ekonomike mes SHBA dhe Kinës, siguronte një tranzicion paqësor hegjemonist. Sipas këtij argumenti, teksa Uashingtoni dhe Pekini angazhohen në një marrëdhënie ekonomike pozitive, shtimi i sasisë së të mirave materiale, do të rriste pambarim pozitat e tyre, “Postat e Janusit” do të hapeeshin nga dy shoqëri të begata, të cilat preferojnë tregtinë si një formë pushtimi;

konsumi në vend të topave;mallrat në vend të luftanijeve.
As Amerika dhe as Kina, nuk do ta dominojnë shekullin e XXI, sikurse patën deklaruar me entuziazëm liberalët. Në vend të kësaj, Chimerica – një shtet hibrid – i qeverisur nga dora e padukshme e tregut, ose nga duart shumë të dukshme të elitave kozmopolite të biznesit, do të krijojë një zhvillim të vazhdueshëm dhe paqe. Realistët, e kanë sfiduar prej një kohe të gjatë, këtë ortodoksi liberale.

Kina dhe Shtetet e Bashkuara, janë në një kurs përplasje, argumentojnë ata, dhe të dyja shtetet angazhohen në një proces gjithëpërfshirës balancimi ekonomik,

ushtarak, teknologjik dhe diplomatik. Chimerica, është një fantazmë që sfidon realitetin dhe nuk arrin të shohë prirjen e sigurisë së papakësuar në marrëdhëniet Kinë -SHBA, deklarojnë realistët.

Testimi i vlefshmërinë së tezës Chimerica, kërkon një hetim të plotë të 3 treguesve liberale, prodhuesi i ndërvarësisë midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara; që janë forcat e vërteta, të cilat asgjësojnë shtetin komb, rikthejnë kufijve të vjetër, dhe diktojnë politikat e bazuara tek raportet ndërshtetërore, dhe jo të kushtëzuara përbrenda shteteve. Cilët janë këta tregues? Varësia ndaj tregun kinez, varësia ndaj

zinxhirit të furnizimit, dhe elitat kozmopolite të biznesit.
Varësia kineze ndaj tregut, dhe rritja e inovacioneve indigjene

Kapitali vijon rikthimin. Kur Kina e hapi tregun e saj ndaj kapitalit të huaj, sipas udhëzimeve të Ten Hsiao Pinit, shumëkombëshet amerikane ndoqën instinktet e tyre, duke investuar masivisht në vendin më të populluar në botë. Tridhjetë e pesë vjet më vonë, tregu kinez tregon rritje të qëndrueshme, por për kompanitë amerikane që kanë investuar në të, rrikthimin kanë qenë poshtë performacnës së saj të zakonshme në tregjet e tjera.

Sipas indeksit vjetor të “The Economist” mbi Ndërvarësinë Kineze, për 3 vitet e fundit rikthimi i investimeve jashtë Kinës, e tejkaloi kthimin e investimeve brenda vendit. Përderisa kjo nuk mund të jetë një prirje afatgjatë, rëndësia e kostove oportune në vendimmarrjen e shumëkombësheve të mëdha, mund të çojë shumë prej tyre të ndryshojnë fokusin larg nga tregu kinez.

Më e rëndësishmja, sipas këtij indeksi, 3 kompanitë amerikane më të varura nga tregu kinez, janë të gjitha kompani të teknologjisë së lartë (Apple, Intel, IBM). Këto kompani, me siguri do të shohin që aksionet e tyre në Kinë do dëmtohen nga konkurrenca në rritje e kompanive kineze që

rrisin vlerën e tyre. Një evolucion i tillë vleror, nga modeli i formuar në Kinë, tek modeli i projektuar atje, me siguri do të dëmtojë kufijtë e mëdha të tregut të gjigantëve amerikane të teknologjisë, dhe madje edhe frymëzojë konkurrencën globale për pjesë të ndryshme të tregut.

Përveç evolucionit “natyror” të konkurrencës, qeveria kineze ka miratuar edhe politika që kufizojnë kapacitetin e kompanive të huaja, për të konkurruar me ato lokale, pjesërisht në përgjigje të shqetësimeve mbi sigurinë kombëtare pas zbulimeve të Snoëden, se Agjensia Amerikane e Sigurisë Kombëtare,

bashkëpunonte de fakto me kompanitë amerikane të teknologjisë.
Për më tepër, ligji drakonian anti-terror, i ka tmerruar shefat e kompanive amerikane, pasi parashikon dëbimin e menjëhershëm të kompanitë e huaja, që nuk ndajnë kodet e rëndësishme të sigurisë me autoritetet kineze. Pekini, ka përjashtuar tashmë Microsoft nga prokurimet publike, dhe ka dhënë miliarda dollarë në formën e një pakete mbështetjeje shtetërore, për zhvillimin e një sistemi të plotë vendas operativ dhe teknologjive të tjera, ku aktualisht kompanitë amerikane kanë një dominim të konsiderueshëm.

Nëse preferencat e të diplomuarve më të mirë universitarë në Kinë, janë ndonjë tregues i prirjes së Pekinit drejt inovacioneve vendase, atëhere shenjat për kompanitë amerikane janë ogurzeza. Ndërsa vetëm 5 vjet më pare, të diplomuarit në Universitetin e Shkencave dhe Inxhinierisë në Pekin, synonin të punësoheshin në kompanuitë amerikane, tanimë shumica e tyre pretendon të fillojë punë në një nga 5 kompanitë më të mëdha kineze: Baidu, Ali Baba, Netease, Huawei dhe Lenovo.

Varësia ndaj zinxhirit të furnizimeve: Faktori i çmimit barazimtar dhe marrëveshjeve të tregtisë rajonale

Tregtia e lire çon në konvergjencën e mundshme të pagave reale, ndërmjet partnerëve të tregtisë. Ndërsa Kina gëzon teprica të mëdha tregtare, kompanitë e saj kërkojnë më shumë punë, duke mëtuar për paga më të larta. Përgjatë Paqësorit, ndërsa SHBA ka defiçite tregtare të larta dhe kërkesë agregate të ulët, pagat reale kanë prirjen për të mbetur në vend.

Me gjasë, ligji i barazimit të çmimit, ka bërë që Kina dhe Shtetet e Bashkuara të kenë nivele të ngjashme të pagave mesatare reale. Për të qenë të drejtë, paga mesatare kineze sot është shumë më e ulët se ajo e SHBA-ve, por prirja ka qenë drejt një konvergjence. Ky si një revolucion teknologjik në SHBA, që i

është shtuar “restaurimit” aktual të industrisë amerikane, çka ka bërë që shumë drejtues kompanish, të përqëndrohen tek rrjetet e reja të prodhimit në ekonomitë më pak të zhvilluara aziatike si Vietnami, Indonezia dhe India.

Ndërsa komplementariteti i ekonomisë kineze dhe asaj amerikane është në rënie, gjithnjë e më shumë kompani do të shpërndajnë prodhimin e tyre jashtë Kinës, duke kontribuar më tej në rënie e Chimerica-s. Përveç evolucionit natyror të pagave dhe çmimeve relative, sistemi aktual gjithnjë e më kompleks i marrëveshjeve të tregtisë rajonale, i nxitur si nga Shtetet e Bashkuara ashtu edhe Kina, do të

shtrembërojë sinjalet e tregut dhe përkeqësojë më tej konkurrencën midis Kinës dhe SHBA.
Kësisoj, gjithnjë e më shumë kompani, do të bien viktima të barrierave të reja rregullatore e do të izolohen nga rrjetet e prodhimit të Kinës. Fërkimet në marrëdhëniet tregtare, ulja e komplementaritetit, dhe konkurrenca e paprinciptë parathotë katastrofën për Chimerica.

Elitat kozmopolitane: Elasticiteti politik dhe ideologjik i Partisë Komuniste Kineze

“Proletarë të të gjitha vendeve, bashkohuni!” – deklaronin Marksi dhe Engelsi, në manifestin e tyre komunist: Nuk ka kombe- shtete, dhe nuk ka forca të brendshme

kulturore dhe historike, që të përkufizojnë më mirë njerëzit, sesa pronësia mbi mjetet e prodhimit dhe kushtet material”. Çuditërisht, kapitalistët dhe intelektualët liberalë, kanë përshtatur të njëjtin mendim. Një bankier në Shangai duke vëzhguar, Putongun nga zyra e tij luksoze në katin e 100 të Qendrës Botërore të Tregtisë, është pak i ndryshëm nga një bankier në Uoll Strit që sheh mbi Bruklin. Të dy besojnë në një zot:paranë. Paraja në një demokraci liberale blen ndikimin;në Shtetet e Bashkuara ajo ndoshta blen edhe Shtëpinë e Bardhë.

Ka ekzistuar një skenar i ngjashëm për Kinën, sipas së cilës nëse elitat e biznesit do të ishin në gjendje të mernin edhe postin e

Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Komuniste Kineze, atëherë ndoshta elitat liberale dhe kozmopolite në Kinë dhe Amerikë, mund të menaxhonin më mirë Chimerica dhe përjetësonin statuskuonë e globalizimit.

Megjithatë, tani është e qartë se PKK është një organizatë “e adaptueshme”, dhe shteti nuk i jep asnjë peshë elitave të biznesit, kur vjen puna për politikat që duhen ndjekur. Ndërsa reformat e ndërmarra nga Jiang Zemin garantuan që biznesmenët mund të merrnin pjesë në marrjen e vendimeve kolektive të KPP, e fundit “strategji e madhe” e Kinës, u hartua nga komisioni i fuqishëm nën varësi të Byrosë Politike.

Kodi operacional i Partisë Komuniste Kineze, mbetet thellësisht anti-kapitalist. Ajo e përdor tregun e lire, për të fuqizuar forcën e një shteti leninist, dhe çdo biznesmen që guxon të përballet me kuadrot e partisë, përfundon i falimentuar dhe i poshtëruar. Për të qenë të sigurt, që elitat kryesore të Kinës mund të kenë vizionin e tyre kozmopolitan, ai që t’i përmbahet normave të ndryshme nga ato të Uoll Stritit, por ky ndryshim dhe pamundësia si e Kinës por edhe e SHBA-së, për të pranuar hapur një botë të sigurtë dhe në diversitet, Chimerica është ajo që sakrifikohet.

A.G./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button