Analiza

CIA: Në fakt, torturat na ndihmuan të gjejmë Bin Ladenin

Screen Shot 2014-12-12 at 2.03.32 PM

Drejtori i CIA-s, John Brennan mbrojti dje, gjatë një konference të paprecedentë për shtyp, teknikat e ashpra të marrjes në pyetje, duke thënë se këto kishin ofruar informacione “të dobishëm” duke përfshirë edhe sulmin që coi në vdekjen e Osama bin Ladenit. POr ai tha se “nuk mund të dihet” se cili prej informacioneve u sigurua nga këto teknika.
“Eshtë mendimi ynë që të ndaluarit që iu nënshtruan teknikave të forta të marrjes në pyetje ofruan informacione që ishin të dobishëm dhe u përdorën në informacionin final kundër Bin Ladenit”, tha Brennan.
Komentet e tij, në një konferencë shtypi të rrallë, kanë ardhur dy ditë pasi një panel i Senatit nxorri një raport 528 faqe ku shfaqeshin të detajuara teknikat e marrjes në pyetje, duke përfshirë edhe gjoja ekzekutimet, ri-hidratimi rektal, privimi nga gjumi dhe rrahjet.

Leave a Reply

Back to top button