Enciklopedike

CIA në Twitter: “A ju kujtohen UFO-t në Norvegji në vitet ’50? Në fakt, ishim ne!

CIA UFO NORWAYNorvegjia në vitet 1950 ishte mbërthyer nga raportet sensacionale të shfaqjes së UFO-ve, me pilotë që shihnin anije misterioze që nxitonin përpara tyre me shpejtësira të pabesueshme. Këto raporte ishin verifikuar nga njerëz në terren, të cilët thanë se ata kishin parë objekte vezulluese të pabesueshme lartë në qiell.

Tani misteri ka mbaruar, raporton gazeta Aftenposten. Ajo Çfarë norvegjezët ishin duke parë ishin fluturime provë të avionëve sekretë spiunë U2 , sipas një pohimi të fundit në Twitter nga ana e CIA-s, e cila thotë: “A ju kujtohen raportet e aktivitetit të pazakontë në qiell në vitet 50? Ishim Ne.”

U2 fluturonin në lartësi mbi 60.000 këmbë (18.000 m) në një kohë kur shumica e aeroplanëve të pasagjerëve fluturonin në 10-20,000 këmbë, dhe avionët ushtarakë rrallëherë i tejkalonin 40.000 këmbë. Kur Dielli ulej nën horizont U2ishin ende në lartësi të mjaftueshme për të reflektuar rrezet e tij, dhe pilotëve të tjerë u dukeshin si objekte të ndritshme, të argjendtë në qiellin e natës, tha CIA.

Projekti Hetues “Blue Book” i Forcës ajrore të SHBA-së për fenomene të pashpjegueshme ajrore arriti në përfundimin se vezhgimet Norvegjeze përputhen me fluturime të U2-ve. Informacioni është mbajtur i klasifikuar që ta mbronte programin spiun nga sovjetikët në kulmin e Luftës së Ftohtë, thotë Aftenposten.

Leave a Reply

Back to top button