Psikologji

Çiftet që grinden, janë ato që duhen më tepër

Edhe pse ndonjëherë mund të provojmë të kundërtën, sërish faktet tregojnë se personat që grinden më tepër, janë ata që e duan më shumë personin tjetër. Me grindje ne nënkuptojmë diskutimet e ashpra, në të cilat të dy partnerët shfaqin këndvështrime të ndryshme. Kushdo që mendon se marrëdhëniet në çift janë një fushë me lule dhe kanë vetëm lumturi dhe kënaqësi, gabohet. Kjo nuk do të thotë se partnerëve nuk u bënë mirë të ecin të kapur dorë për dore, të puthen, apo të qeshin, por që edhe grindjet janë të rëndësishme për një raport që do të zgjasë në kohë.

Kuptohet që duke qenë se marrëdhënia ngrihet në çift, është e pamundur që të dy personat në çift të kenë të njëjtin këndvështrim në gjithçka. Mirëpo nga të dy personat në çift duhet të merret përsipër edhe faza e kompromisit. Kush dashuron, pavarësisht arsyes së grindjes, përfundon duke e kuptuar partnerin/en dhe duke duke zbuluar një aspekt tjetër të karakterit të tij/saj.

Një marrëdhënie sentimentale përshkruhet ndonjëherë si muskujt e një mashkulli që merret me palestër. Ai ka nevojë të bëjë shumë ushtrime dhe sforcime të lodhshme për t’i bërë sa më të fortë muskujt, por në fund, ndihet krenar për arritjet e tij.

Edhe pse pohohet se përballja dhe grindjet në çift e forcojnë marrëdhënien, sërish, të dy personat në lidhje, duhet të kuptojnë se jo të gjitha argumentat kanë të njëjtën peshë. Në momentin që dikush kupton se argumenti që po mbështet, nuk është aq i fortë sa i personit përballë, është mirë të pranohet mendimi i partnerit/es. Nuk është mirë që të kundërshtojmë duke mbrojtur një ide që kemi, kur në vetvete e kuptojmë se ideja e partnerit/es është më e mirë se jona. Dhe gjithmonë duhet pasur parasysh të mos kalohet në tone të ashpra në një çift, pasi ato e dëmtojnë marrëdhënien. Fjala vret më shumë se plumbi, ka thënë populli ynë, ndaj çdo gjë duhet të bëhet me shumë kujdes. Çdo debat duhet të ketë limitet e veta për të mos shuar më pas kiminë që ekziston në një lidhje, dhe në çdo debat nuk duhet të kalohen këto limite. Nuk duhet të preket sfera emocionale, sepse aty njëri nga partnerët padyshim do të dalë i lënduar dhe kjo gjë i ftoh gjërat, sado të ndreqen më pas. Fjalët e bukura dhe komplimentat mund t’i harrojmë, por fjalët që na lëndojnë nuk harrohen kurrë, ndaj bëni kujdes në çdo gjë. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button