Analiza

Çifutët e Evropës dhe çifutët arabë: a kanë të njëjtin fat?

Nga Beligh Nabli

Screen Shot 2015-02-27 at 10.13.35

Në vijim të atentateve në Paris dhe në Kopenhagë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahou u bëri thirrje çifutëve evropianë të linin kontinentin e vjetër, për t’u vendosur në Israel. “Israeli është vatra e juaj. Ne jemi përgatitur për të pritur një imigrim masiv nga Evropa”, deklaroi Benjamin Netanjahu duke theksuar se qeveria e tij do të miratonte një plan për të inkurajuar imigrimin e çifutëve të Francës, Belgjikës dhe të Ukrainës, me një shumë prej 180 milionë shekel (45 milion dollarë).

Një vullnet dhe një apel i cili ka qenë i papranueshëm nga ana e drejtuesve politikë francez, si zëdhënës të komunitetit çifut francez dhe danez. Kjo nuk pengon një numër në rritje të çifutëve të Evropës të vendosin të bëjnë “alya”-n e tyre drejt Israelit, nocion që përcakton aktin e imigrimit në Tokën e shenjtë nga një çifut.

Bota arabe e ka njohur tashmë këtë fenomen në atë pikë që çifutët kanë braktisuar një zonë ku ata kanë jetuar gjatë shekujve. Megjithë ngulimin historik, komunitetet çifute janë në rrugën e zhdukjes në botën arabe.

Në vitin 1948, rreth 870 000 çifutë jetonin ende në shumicën e nënrajoneve të botës arabe. Disa komunitete çifute jetonin në Mesopotami apo në Afrikën e veriut, qysh prej 2 500 vitesh. Disa ishin berberë me origjinë, të vendosur qysh prej mijëra vitesh, para kristianizmit dhe islamizimit. Ndërkohë që kristianët u konvertuan në Islam midis shekullit të VII dhe shekullit të XIV, çifutët mbanin statusin e tyre të dhimmi (“i mbrojtur”).

Kështu midis vitit 1492 dhe Inkuizicionit në vitin 1536, Afrika e Veriut ishte tokë azili e çifutëve të dëbuar nga mbretëritë kristiane të gadishullit iberik. Komunitetet e Afrikës së Veriut janë rritur nga fakti i fluksit të çifutëve të persekutuar në gadishullin iberik.

Kolonizimi francez bëri që çifutët magrebianë të hynin në mënyrë progresive në modernitetin perëndimor. Ky evolucion zyrtarisht u bë me dekretin e Kremjës, që i dha shtetësinë franceze çifutëve të Algjerisë. Kjo theksoi ndarjen midis qytetarëve francezë (kristianët dhe çifutët) regjimi special të cilit i ishin nënshtruar qytetarët myslimanë (kodi i vendasve i vitit 1881). Në shekullin e XX, me rritjen e fuqisë së nacionalizmit arab dhe çifut, midis dy luftërave në Palestinë shpërthyen përplasje midis komuniteteve.

Në shumë kryeqytete arabe çifutët kanë qenë viktima të pogromeve (“Farhoud”): në Irak në vitin 1941, në Marok dhe në Siri në vitin 1944, në Tripoli e në Libi në vitin 1945 dhe në Alepo dhe në Aden në vitin 1947. Çifutët e parë të mërguar i lanë asokohe tokat arabe.

Krijimi i shtetit të Izraelit në vitin 1948 dhe konflikti i parë arabo-izraelit shënojnë një pikë në historinë e çifutëve arabë.

Fenomene konvergjente dhe të ndërlidhura i kanë shpënë çifutët arabë të mërgonin në Izrael (nga ideali politik dhe/apo fetar), por gjithashtu në Evropë dhe në Amerikën e veriut. Rritja e nacionalizmave arabe dhe çifute (sionizmi), krijimi i një shteti hebre, pavarësia e shteteve arabe (për të cilën një numër çifutësh kanë luftuar) apo akoma konfliktet izarelo-arabe kanë shpejtuar një lëvizje historike, së cilës arabët nuk kanë arritur ende të masin kuptimin dhe rëndësinë.

Në vitin 1950, ata ishin 250 000 vetë në Marok, 200 000 në Algjeri dhe 100 000 në Tunizi. Ata ishin 100 000 vetë në Egjipt, 100 000 në Irak dhe në Siri, dhe 50 000 në Jemen, pa harruar praninë e tyre në Palestinë. Këto komunitete të vjetra janë integruar mirë, sepse ata praktikojnë të njëjtën gjuhë dhe ndajnë një trashëgimi kulturore të përbashkët.

Prania çifute në botën arabe, tashmë mijëra-vjeçare, është sot në rrugën e zhdukjes. Janë rreth 4000 çifutë në Marok, 2000 në Tunizi, për shembull. Prania e tyre në këtë rajon të Magrebit ishte shpesh më e vjetër se ajo e arabëve të ardhur me pushtimin arab të shekullit të VII dhe të VIII.

Pavarësia kombëtare solli largimin masiv të kolonëve ose “këmbë zinjve” evropianë kristianë (francezë, italianë, maltezë, spanjollë), si dhe të çifutëve. Judaismi magrebin ka veçori lokale në raport me judaizmin ashkenaze, por dhe me judaizmin sefarade (studimi i mistikës çifute, festimi i festave fetare dhe familjare, folklore dhe mite). Krijimi i shtetit të Izraelit shkaktoi një lëvizje të pashërueshme imigrimi apo mërgimi (në Izrael, në Francë dhe në Amerikën e veriut). Çifutët janë tashmë disa mijëra në Tunizi, në Algjeri dhe sidomos në Marok. Nëqoftëse disa prej tyre kthehen të kryejnë Hilloula (kulti i të shenjtëve) në Marok dhe pelegrinazhi në Ghriba (sinagogu i Djerba, më i vjetri i Afrikës), largimi masiv i çifutëve magrebinë ka prekur thellësisht shoqëritë e Afrikës së veriut. Edhe sot nuk kemi reshtur së maturi dhe medituari për traumën apo valën e goditjes që përfaqëson kjo faqe e përbashkët e historive tona respektive … /www.leconomistemaghrebin.com/

s.m./www/bota.al

Leave a Reply

Back to top button