Horizonti.al

Cila është historia e vërtetë e “Të premtes së zezë”?

Screen Shot 2015-11-25 at 22.17.59Ka kuptim të thuash që termi “e premtja e zezë” i referohet të vetmes ditë të vitit kur kompanitë e shitjes me pakicë më në fund shkojnë “në të zezë” (nxjerrin fitime). Dita pas Ditës së Falënderimeve, është padyshim, kur turma të tërë amerikanësh, pasi kanë shijuar gjelat, shkojnë në dyqane në të gjithë vendin për të përfituar nga uljet më të mëdha të sezonit. POr historia e vërtetë prapa Të premtes së Zezë është pak më e komplikuar – dhe më e errët – se kaq.

E para herë që është përdorur termi E Premtja e Zezë ka qenë jo për një ditë pushimi, por për krizën financiare: ishte rënia që pësoi tregu i floririt i SHBA në vitin 1869, në 24 shtator. Dy financierë të pamëshirshëm të Uoll Stritit, Jay Gould dhe Jim Fisk, punuan bashkë për të blerë sa më shumë që të mundeshin nga floriri i vendit, duke shpresuar ta rrisnin shumë cmimin dhe më pas ta shisnin p[ër të fituar shumë. Atë të premte shtatori, plani më në fund u vu në zbatim, duke cuar në rënie të lirë bursën dhe falimentuar këdo, nga baronë të Uoll Stritit deri tek fermerët.

Historia më e përsëritur e lidh këtë ditë me shitësit me pakicë. Sipas saj, pas një viti të tërë duke punuar me humbje (“në të kuqe”), dyqanet supozohej që do të kishin fitime (“kalonin në të zezë”) ditën pas Falënderimeve, sepse njerëzit hidhnin kaq shumë para për mallra me ulje.

Megjithatë, historia e vërtetë e Të Premtes së Zezë nuk është aq rozë sa preferojnë ta shesin bizneset e mallrave me pakicë. Në vitet 1950, policia në qytetin e Filadelfias e përdorte këtë term për të përshkruar kaosin në ditën pas Falënderimeve, kur amerikanë dhe turistë pa fund rendnin në qytet përpara ndehjse së madhe Ushtri-Marinë që mbahej të dielën. Jo vetëm që policët e Filadelfias nuk merrnin pushim, por u duhej të punonin edhe jashtë orari për shkak të turmave dhe trafikut. Edhe hajdutët e shfrytëzonin rrëmujën për të grabitur dyqanet, duke i shtuar dhimbje koke policëve./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button