Horizonti.al

Cila është kafsha më e mbrojtur e botës?

Screen Shot 2015-10-15 at 19.24.08

Ruajtur nga Rojtarë Pyjesh 24 orë në 24, është ekzemplari i fundit mashkull i nënspecies së tij.

Quhet Sudan, dhe ruhet 24 orë në ditë nga roje të armatosura dhe i janë vendosur readiotransmetues mbi trup. Por nuk është fjala për një kriminel ose për një superdëshmitar: Sudan është një rinoceront i bardhë verior 43 vjeç, mashkulli i fundit i njohur nga nënspecia e tij ( Ceratotherium simum cottoni) dhe jeton i survejuar nga rojtarët e pyllit në rezervatin kenian të Ol Pojetas, 200 km në Veri të Nairobit. Specja është në fakt në prag të zhdukjes, e asgjësuar nga kontrabandues të paskrupullt për shkak të brirëve të tij, të cilët sapo hiqeshin nga kafsha e vrarë, shiteshin me çmime shumë të larta në tregun e zi. Sudan-i ka arritur në rezervat në dhjetorin e 2009-ës, i transportuar me tre të tjerë ekzemplarë të nëspecies së tij, dy femra dhe një mashkull (që ngordhi vitin që shkoi), nga një kopësht zoologjik i Republikës Çeke. Objektivi ishte të lehtësonte riprodhimin natyral të kafshëve, por të gjitha tentativat e derisotme kanë dështuar./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button