Enciklopedike

Cila është marka e makinave më e shitur në botë?

Cila është marka e makinave më e shitur në botë? Eshtë gjermane. Bëhet fjalë për Volkswagen. Pavarësisht skandalit të lëshimeve në atmosferë, që në vitin 2015 përfshiu gjigandët gjermanë, kompania e Volksburgut ka shitur në vitin 2016 dhjetë milionë e 312 mijë modele. Në vend të dytë është Toyota, me 100 mijë makina më pak të shitura. Të dyja markat kanë regjistruar një rritje të shitjeve në krahasim me vitin paraardhës.

Cila është makina më e shitur?

Eshtë Corolla e Toyotas, me më shumë se 1 milionë vetura të shitura në gjithë botën. Në vendin e dytë është Ford F-Series dhe në vendin e tretë Volkswagen Golf. Në klasifikimin e Top 100, ndër makinat italiane është vetëm Fiat 500, në vendin e fundit me 205 mijë makina të shitura. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button