Horizonti.al

Cila është përgjigja juaj për dilemën e trenit?

screen-shot-2016-10-12-at-07-54-22

Skenari 1: Një tren është gati duke goditur pesë persona. Nëse tërhiqni një levë, ju mund ta devijoni trenin që të godasë vetëm një njeri. A e tërhiqni levën?

Skenari 2: Një tren është gati të godasë pesë persona. Nëse shtyni një kalimtar para trenit, treni do të vrasë atë person, por nuk do i godasë pesë njerëzit. A do e shtyni personin?

Ky është një problem i famshëm etik i të menduarit, që mbetet një pikë e nxehtë në psikologji dhe filozofi. Dallimi mes dy skenarëve është se i pari është një dilemë jopersonale, ndërsa i dyti është një dilemë personale. Këto dilema aktivizojnë zona të ndryshme të trurit: korteksi parafrontal është më aktiv kur ne mendojmë dilema jopersonale, dhe amigdala është më aktive kur mendojmë dilema personale.

Në skenarin e parë, 90% e të pyeturve thanë se do të tërhiqnin levën. Sakrifikimi i një personi për të shpëtuar pesë duket logjik. Por në skenarin e dytë, 90 % e të pyeturve thanë se nuk do ta shtynin personin. Kjo përgjigje është e njëjtë për burra, gra dhe persona me nivele të ndryshëm arsimimi. Ky eksperiment i mendimit risjell në vëmendje debatin e lashtë të filozofisë, ku racionalizmi moral thotë se vendimet tona duhet të bazohen në arsyen e pastër. Nga ana tjetër, teoria e sensit moral ose sentimentalizmi thonë se emocionet tona duhet të udhëheqin vendimet tona morale.

Ne kemi sisteme nervorë të bazuar në emocionet dhe racionalizmin, të cilët konkurojnë mes tyre në procesin e të arsyetuarit. Kur marrim një mendim ne i përdorim të dy, thjeshtë në fund fiton vetëm njëri. Praktikisht, nëse e tërhiqni levën apo shtyni personin drejt trenit, ka fituar sistemi racional. Korteksi juaj përdor numrat, domethënë shpëtoni pesë duke sakrifikuar 1.

Dhe nëse nuk keni bërë asnjë prej këtyre gjërave, ka fituar sistemi juaj emocional. Ai i tha një JO të madhe vrasjes së një njeriu. Por a ju bën vendimi juaj hero? Apo “të poshtër”?

Mendojeni… / www.bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button