Ajo që e fiton këtë garë është pikërisht Perandoria Britanike. Pavarësisht se zotërimet e saj qenë të shpërndara nëpër botë, në kohën e zgjerimit të saj më të madh në vitin 1921, perandoria zotëronte të paktën një koloni në çdo kontinent, duke arritur një sipërfaqe totale prej rreth çerekut të sipërfaqes së tokës, ose 33.7 milionë km².
Megjithatë duke përfshirë edhe territoret e Antarktidës, zgjerimi i perandorisë në të njëjtën periudhë arriti në 45.224.932 km². Falë zgjerimit të pabesueshëm të kolonive të veta, prej të cilave vinin të gjitha llojet e lëndëve të para, Perandoria Britanike – e themeluar në vitin 1583 dhe e shpërbërë në vitin 1997 – qeveriste thuajse 500 milionë njerëz, dhe kjo e ndihmoi shumë zhvillimin e vendit për më shumë se 100 vjet, duke fituar ndërkaq statusin e fuqisë më të madhe ekonomike në botë. /bota.al