Enciklopedike

Cila profeci e shkatërroi një perandori botërore?

Si e ribëri botën një keqinterpretim. Cfarë lloj majash do të kishte arritur shteti i pasur nëse mbreti nuk do të kish dëgjuar orakullin? Si do të ishte jeta sot, nëse ky vend do të kish lënë shenjën e tij në historinë e njerëzimit? Nuk do ta dimë asnjëherë, sepse një perandori e fuqishme u shkatërrua nga një profeci

Screen Shot 2015-07-01 at 08.31.15Koincidencat, parashikimet, udhëzimet e rremë – shumë faktorë mund të përcaktojnë fundin e një lufte. Por ekziston në fakt një profeci në historinë e botës, e cila shkatërroi tërësisht një perandori të tërë, dhe duke bërë këtë, ndryshoi të ardhmen. “A duhet ta sulmoj perandorinë Perse?” e pyet Kroesusi, Mbret i Lidias (një zonë në Turqinë e sotme) orakullin e Delfit? Për rreth 1200 vjet, profecitë e orakullit ishin ato që vendosnin mes luftës dhe paqes, jetës dhe vdekjes.

Si zakonisht, ata i përgjigjen mbretit në mënyrë të koduar:

“Nëse Kroesusi shkel mbi lumin në kufi, një perandori e madhe do të shkatërrohet”. I inkurajuar prej kësaj profecie, Kroesusi sulmon Perandorinë e fuqishme Perse në vitin 514 para Krishtit. Por kur përfundon lufta, nuk është Kroesusi fitimtari;janë persët. DHe pikërisiht kështu, si e parashikonte profecia, u shkatërrua një perandori e madhe – vetëm se jo ajo perse. Perandoria Lidiane e Kroesusit, e cila mori shumë fuqi dhe ndikim kur populli i saj shpiku monedhat dhe paratë, dhe bashkë me to një liri të lëvizjes që më parë nuk ekzistonte, u shpërbë. Cfarë lloj majash do të kishte arritur shteti i pasur nëse Kroesusi nuk do të kish dëgjuar orakullin? Si do të ishte jeta sot, nëse ky vend do të kish lënë shenjën e tij në historinë e njerëzimit? Nuk do ta dimë asnjëherë, sepse një perandori e fuqishme u shkatërrua nga një profeci./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button