Psikologji

 “Cilat janë 4 fjalët që i shkatërrojnë ëndrrat tona?”

Motivim nga Jay Shetty

Të gjithë mendojmë se refuzimet i shkatërrojnë ëndrrat. Të gjithë mendojnë se janë dështimet, ato që i shkatërrojnë ëndrrat tona. Të gjithë mendojnë se janë njerëzit ata që shkatërrojnë ëndrrat tona. Por, ekzistojnë 4 fjalë akoma më të rënda që na ndalojnë në rrugën tonë të realizimit të ëndrrave. Ato janë: “Çfarë do thonë njerëzit?”, një pyetje që ne ia bëjmë vazhdimisht vetes sonë. Sa herë ke ndaluar së bëri diçka, thjesht sepse ke menduar se si do të mendojnë njerëzit për atë gjë? Sa herë e ke ndaluar veten për të bërë gjërat që do, thjesht për shkak të opinioneve dhe mendimeve të të tjerëve?

Dua të të tregoj historinë e një babai me të birin. Të dy po ecnin me kalin e tyre përpara një dyqani. Një nga njerëzit në atë dyqan, u tha: “Pse e lodh djalin tënd kot? Pse nuk e hipën atë në kal?” Babai mendoi se ai kishte të drejtë dhe e hipi djalin në kalë. Kaluan në dyqanin e dytë dhe një burrë tjetër brenda tij, u tha: “Ti djali qenke i paedukatë. Si rri mbi kalë, ndërkohë që e lë babanë tënd të moshuar të ecë në këmbë?”. Këto fjalë e prekën djalin dhe ai zbriti nga kali duke e lënë të atin të hipte në të.

Pas njëfarë rruge, një burrë prej një dyqani tjetër u tha: “Si nuk të vjen turp ty që rri vetë mbi kalë dhe e lë djalin tënd të vogël të ecë në këmbë?”. Në këto momente babai mendoi se më mirë do të ishte të hipte edhe të birin në kalë dhe kështu askush nuk do të fliste më tepër. Edhe kështu bëri. Mirëpo, dikush tjetër pas një rruge të shkurtër, u tha: “Si arrini të flini të qetë natën, kur po e lodhni kaq shumë atë kalë?”…

E pëlqej shumë këtë histori, sepse ajo tregon në së miri se, çfarëdo lloj gjëje që do të bësh, do të ketë përherë njerëz që të gjykojnë për diçka. Do të ketë përherë njerëz që do të përpiqen të të bëjnë të ndihesh keq, duke të thënë se ke gabuar në ato që ke bërë. Është e kotë të heqësh dorë nga gjërat që pëlqen më tepër në jetë, thjesht për shkak të opinioneve të të tjerëve. Gjëja tjetër e rëndësishme që duhet të kuptosh, është se duke jetuar për opinionet e të tjerëve, asnjëherë nuk ke për të qenë i drejtë me veten tënde. Kjo gjë e bën tepër të rëndësishme punën me bindjet tona. Ne duhet të punojmë me gjërat që na pëlqejnë.

Aristoteli ka thënë: “Ka vetëm tri mënyra për të shmangur kritikat. Mos bëj gjë. Mos thuaj gjë. Ji askush”. Jam i sigurtë se askush nuk e do diçka të tillë në të ardhmen e vetë. Ndaj, mos i lejo opinionet, apo kritikat e të tjerëve të të ndalin. Ndiqi pasionet e tua. Investo në gjërat që beson. Dhe kujtohu përherë të mos i lejosh komplimentet e të tjerëve të futen në kokën tënde, dhe as kritikat e të tjerëve të futen në zemrën tënde. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button