Enciklopedike

Cilat janë dallimet ndërmjet Odinit dhe Zeusit?

Screen Shot 2016-06-27 at 23.33.00Odini është udhëheqësi i zotave në mitologjinë skandinave, dhe përshkruhet tipikisht si një kërkues i diturisë, ndërsa Zeusi është lideri i zotave në mitologjinë greke dhe zotëron fuqinë për të kontrolluar motin. Ai shkakton rrufetë dhe vetëtimat në beteja. Arma e famshme Odinit është një shtizë e fuqishme e quajtur Gungir, e cila ishte farkëtuar nga xhuxhat.

Odini njihet ndryshe si Ati i Gjithëve dhe udhëton shpesh me dy miqtë e  tij korba, Hugin dhe Munin. Korbat qenë simbole të personalitetit intelektual të Odinit, me Huginin që përfaqëson mendimin dhe Muninin kujtesën. Odini është përshkruar zakonisht me një sy të humbur ose të dëmtuar, për shkak se ai sakrifikoi njërin sy për të përftuar njohuri përmes pirjes së ujit nga rrënjët e Igdrazilit, Pemës së Botës.

Në mitet skandinave, Odini dhe perënditë e tjera jetojnë në Azgard në pallatet e ekstravagante të përhapura në disa fusha. Ajo e Odinit quhet Valhalla, ku pallati i tij i madh është shtëpia e luftëtarëve të rënë, si shpërblesë për veprat e tyre të guximshme, me bankete të përjetshme dhe sporte. Perënditë greke jetojnë në Olimp, dhe Zeusi detajon rregullat në mbretërinë e qiellit. Kur lindi Zeusi, nëna e tij Rea e fshehu atë nga babai i tij Kronusi, për të parandaluar gëlltitjen prej këtij të fundit.

Vite më vonë, Zeusi mashtroi Kronusin duke vjellë të bijtë kishte gëlltitur më parë, dhe Zeusi me sukses ia doli të ngrejë në luftë kundër të atit vëllezërit e motrat e tij. Në të gjitha mitet greke dhe romake, Zeusi është më shumë i njohur për ndjekjen e grave të njerëve, duke shkaktuar shpesh shpesh zemërimin e gruas së tij dhe të motrës, Herës./bota.al

Leave a Reply

Back to top button