Enciklopedike

Cilat janë dhe si funksionojnë makinat e së vërtetës

mak

Ëndrra e të gjithë profesionisteve të vërtetë të drejtësisë është vërtetimi sa më i saktë i fajësisë ose pafajësisë se një të akuzuari. Në ndihmë të tyre janë përfshirë edhe shumë shkencëtarë, të cilët veçanërisht gjatë shekullit të fundit kanë bërë shumë për t’i ardhur sa më shumë në ndihmë.
Me poshtë janë pesë makinat më kryesore që përdoren, ose janë përdorur në këtë fushë.
1. Poligrafi. Në këtë rast kemi të bëjmë pikërisht me atë që për të gjithë ne quhet ndryshe edhe makina e se vërtetës. Ajo bazohet mbi faktin se gënjeshtra provokon përgjithësisht ankth, që nga ana e tij modifikon parametrat fiziologjike, si presioni i gjakut, frekuenca kardiake, ritmi i frymëmarrjes e deri tek rezistenca e ndryshuar e lëkurës ndaj përcjelljes se rrymës elektrike. Që në vitin 1913 është ndërtuar një makine e tillë, e cila ishte në gjendje që të gjitha këto parametra t’i përmblidhte në një raport grafik. Kjo makinë është përdorur deri në fund të viteve ’60 dhe nga profesionistet u konsiderua si një makine pak e besueshme.
2. Encefalograma. Sipas disa specialisteve, aktiviteti elektrik i një personi ndryshon në përputhje me atë që thotë, në ato raste kur ajo është, ose nuk është e vërtetë. Një variant me fin i saj janë analizimet e valëve trunore, të cilat gjithashtu ndryshojnë në varësi të vërtetësisë ose jo të asaj që thuhet nga një person. Edhe kjo makinë, se fundmi është konsideruar si pak e besueshme dhe e manipulueshme nga subjekte profesioniste, si kurse në rastin e personave me precedentë të shumtë.
3. Alat. Autobiografica dell’Implicit association test. Mbështetet mbi një protokoll të përcaktuar nga Universiteti i Harvard-it. As kjo makinë nuk ka rezultuar shumë e besueshme, pasi ajo mbështetet në matjen e shpejtësisë se të treguarit të disa ndodhive realisht të vërteta, të lidhura edhe me ato të pavërteta. Në rastin kur tregojmë historitë e vërteta, shpejtësia e reagimit të trurit është më e madhe dhe e shpejtë se sa kur tregohen ndodhitë e pavërteta.
4. Eye traking. Kjo metodë bazohet në matjen e masës se lëvizjes se syve dhe zgjerimin e pupës. I përpunuar nga studiues te Universitetit të Utah, ata kanë përcaktuar se në rastin kur themi gënjeshtra, pupla e syrit zmadhohet më shumë dhe fiksohen gjithashtu me shume ndaj imazhit të treguar.
5. Rezonanca magnetike funksionale. Bazohet në matjen e aktivitetit të zonave të ndryshme të trurit, dhe ndryshueshmërinë e tyre në raport me të vërtetën apo me gënjeshtrën.

Leave a Reply

Back to top button