Zodiak

Cilat janë dy shenjat më me fat për ditën e sotme, e martë 13 tetor 2018?

Këto janë dy shenjat më me fat për sot.

LUANI

Gjatë kësaj dite do keni shumë imagjinatë dhe do e ndryshoni atmosferën që ka mbizotëruar. Asgjë nuk do arrihet pa pengesa, por rëndësi ka që do ja dilni. Për ju të dashuruarit do ketë kënaqësi pafund. Do jeni sensualë dhe në disa momente do ngjiteni edhe në qiellin e shtatë së bashku me atë që keni në krah. Më në fund edhe për  ju beqarët do ketë një takim vendimtar çka do i japë një tjetër drejtim jetës suaj. Personi do jetë ose i shenjës së dashit ose i luanit. Në punë do jeni shumë të devotshëm dhe nuk do e keni aspak problem të qëndroni edhe më gjatë për të përfunduar atë që keni nisur. Plutoni do kujdeset për financat kështu që juve do iu duhet vetëm t’i organizoni më mirë.

VIRGJERESHA

Planetët do ju ndihmojnë sot të dilni nga një situatë delikate ku ishit futur dhe do ndiheni goxha më të qetë. Tek ju çiftet do të mbizotërojë një klimë kryesisht e mirë dhe e qetë. Do merrni mbështetjen maksimale nga partneri për punën apo projektet e tjera që keni nisur. Për ju beqaret parashikohen mjaft takime, por që nuk do shkojnë më tej. Bëni kujdes mos ndesheni me persona të dhunshëm ose mjaft xhelozë. Në punë do merrni një lajm të rëndësishëm. Mund t’iu propozohet një pozicion shumë më i rëndësishëm, por që do kërkojë më shumë përgjegjësi. Mos u frikësoni sepse çdo gjë mund të arrihet me pak përpjekje. Për financat do merrni vendime serioze sepse situata nuk është shumë e kënaqshme.

Leave a Reply

Back to top button