Zodiak

Cilat janë dy shenjat më me fat për sot, e enjte 15 nëntor 2018?

Këto janë dy shenjat më me fat për ditën e sotme:

VIRGJERESHA

Do jeni shumë të këndshëm, ndihmues dhe mbështetës gjatë kësaj dite. Do doni dhe do ju duan të gjithë. Jupiteri  do jetë planeti që do ndikojë më tepër në jetën tuaj në çift. Duke bashkëpunuar edhe me Venusin dhe Jupiterin jeta juaj do jetë edhe më e mirë. Për ju beqarët do jetë një nga ditët më të mira të vitit. Do keni fat dhe një takim mjaft të rëndësishëm. Në punë do e përforconi pozicionin tuaj prej lideri dhe do ndiheni shumë më të fortë. Takti dhe diplomacia do ju bëjnë të vlerësoheni edhe më shumë. Sektori i financave do influencohet negativisht nga yjet. Tregohuni shumë të kujdesshëm se mund të keni surpriza atëherë kur nuk e prisni.

SHIGJETARI

Sido që t’iu vijnë gjërat sot, optimizmi do ju shoqërojë gjithë kohës dhe do ju ndihmojë të arrini atje ku doni. Bëni vetëm kujdes t’i mbani larg ata që nuk ju duan. Nëse keni një lidhje ndjenjat në çift do jenë më të thella dhe më të sinqerta. Edhe pse zakonisht nuk shpreheni shumë sot do e bëni. Nga ana tjetër do veproni me delikatesë dhe do e bindni atë që keni në krah. Lidhjet që mund të krijoni ju beqaret do jenë të vështira për t’u shkëputur. Mos bëni premtime që tani. Në punë, përparimi juaj do vlerësohet nga disa, por mund të nxisë edhe xhelozinë herë pas here. Sot do bëni gjithcka që keni në dorë që financat të ruajnë ekuilibrin, madje do ulni shumë edhe shpenzimet.

Leave a Reply

Back to top button